Apeli i tenorit shqiptar me famë ndërkombëtare, Agim Hushi: Të mbrojmë të moshuarit!
Sot miq ju bej një thirrje njerëzore dhe fisnike!
Në këto ditë të tmerrshme paniku dhe të pashpresa , kur thuhet se të rinjtë do ta përballojnë dhe pleqtë do të vdesin nga koronavirusi ju bëj thirrje të mbështesim moshën e tretë!
Ata të moshuar që sakrifikuan gjithë jetën dhe tani po përjetojnë një panik çnjerëzor!
Të bëhemi një mbështetje për ta!
Ata e meritojnë të jetojnë, të kalojnë ditët e pleqërisë në paqe dhe respekt!
Nuk është e drejtë dhe njerëzore t’i barktisim në një formë kaq monstruoze në këtë moshë!
Ju bëj thirrje të bashkohemi për ta ngritur zërin tonë që ta dëgjojnë të gjithë!
Pleqtë na duhen pafund!
Janë kuptimi i jetës dhe vlera e saj!
Bashkë të gjithë për të ngritur zërin tonë!
——-
Agim Hushi është tenor i famshëm me origjinë nga qyteti i Kavajës, i cili pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve, pati një karrierë të shkurtër por tepër të suksesshme në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Pas largimit nga Shqipëria, ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Budapestit dhe që nga ajo kohë ai vazhdon të debutojë më shumë sukses në shumë nga skenat më prestigjioze të botës, duke përfaqësuar me shumë dinjitet atdheun dhe kulturën e vendlindjes së tij.