Bardhyl Londo: SFIDË NDAJ KORONAVIRUSIT
Mbrëmë, pothuajse gjithë natën, për të sfiduar virusin e tmerrshëm, kam dëgjuar këngë të vjetra përmetare që këndoheshin në mejhanet e dikurshme duke gjerbur rakinë e famshme dhe kukurecin plot ereza. Në vazhdim të sfidës po postoj disa strofa me thekse të forta froidiane. Kush të dojë është i mirëpritur të shtojë të tjera edhe nga krahina të tjera.
O bandill, bandill
Të paça sa malet.
Pse s’më vjen një natë
Që të qajmë hallet.
Mos më ajde ditën
Po më ajde natën,
Se na shohin bota
Kush e di se ç’flasën.
O bandill, bandill
Më të rënçin mishrat
Unë jam sëmurë
Ti më kërkon cicat.
O bandill, bandill
Mor qen i tërbuar,
S’më le vend pa puthur,
S’më le pa kafshuar.
Qyqe ç’u llafosmë mbrëmë
Në mëngjez ma ktheve ndryshe,
Kur të hapa xhamadanë
Gjeta qumësht dallandyshe.