Një ekip britanik beson se ka gjetur vaksinën kundër COVID-19
Londër, 14 mars 2020 – Shkencëtarët britanikë besojnë se janë pranë zbulimit të vaksinës për COVID-19. Hulumtuesit e Kolexhit Mbretëror në Londër (Imperial College London) thonë se testet e vaksinës që e kanë testuar te minjtë kanë rezultuar të suksesshme. “Kam marrë rezultatet një muaj pas injektimit të vaksinës te minjtë dhe ajo vërtet ka funksionuar”, ka deklaruar Paul McKay. Testimi i vaksinës te njerëzit mund të fillojë në muajin qershor, por duhet pritur një vit që vaksina të përdoret te pacientët. Aktualisht, ekipi po punoon bashkë me shkencëtarët në Paris që të përcaktojë efektin e vaksinës tek majmunët. Prej muajit nëntor të vitit të kaluar, kur virusi u shfaq për herë të parë, në botë janë infektuar 153.531 persona. 72. 587 prej tyre janë shërnuar, ndërsa 5.789 të tjerë kanë vdekur.