Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkohet mjeku që denoncoi mungesën e veshjeve mbrojtëse

Mjeku i Urgjencës së QSUT, Illir Allkja ka njoftuar se i është kërkuar të largohet nga puna. Në një postim në Facebook, ai shkruan se kjo është një hakmarrje e Edi Ramës dhe e Skënder Bratajt për faktin se ai denoncoi tre ditë më parë se mjekët e urgjencës po dërgohen të trajtojnë të dyshuarit me koronavirus pa mjetet e nevojshme mbrojtëse. “Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion! Kerkova të ma jepnin me shkrim! Hakmarrje e ulet e Edi Rames dhe e Skender Bratajt ne ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë! Sonte po qendroj në punë kundër urdhrit, në shërbim të pacientëve! Ju dua shumë”, shkruan ai në Facebook.

Please follow and like us: