Albspirit

Media/News/Publishing

Taulant Muka: Pse Shqipëria nuk mund të jetë në kushtet e Italisë?!

 

No photo description available.

Ju kujtohet grafiku i moshës që ju tregova dje mes Shqipërisë dhe Italisë? Ky artikull tregon se Italia po vuan pasojat e COVID-19 edhe për shkak të moshës së plakur dhe prekjes nga virusi (sikurse shihet dhe në grafik) të moshave të thyera, në ndryshim nga Korea e Jugut për shembull që ka një moshë më të re dhe për pasoje vdekshmëria nga COVID-19 është tre herë më e vogël se Italia! Grafiku tregon se në Itali mosha e thyer është më e infektuar nga virusi se moshat e reja, ndërsa në Singapor është e kunderta. Mesa duke në Itali nuk e kanë menaxhuar kontrollin e përhapjes së infeksionit te pjesa e popullatës më e rrezikuar, pra te mosha e tretë duke rritur numrin e vdekjeve në mënyrë eksponenciale.

Prandaj virusi në vendin tonë, duke marrë parasysh që jemi një shoqëri e re dhe jo e plakur, nuk mund të ketë sjelljen si në Itali dhe projeksionet statistikore mund të ndihmojnë për të vlerësuar masat që duhen ndërmarrë.

Reference: https://medium.com/…/coronavirus-why-its-so-deadly-in-italy…

Please follow and like us: