Kleves Bitro: Moodys dhe OBSH “fundosin” Ramën
Vdekshmëria nga koronavirusi përgjithësisht referuar eksperiencës në Kinë parashikohet në 2% të të infektuarve. Mund të jetë edhe më shumë po t’i referohemi Italisë. Në Shqipëri në rastin kur do kemi 80% infektimesh të popullsisë, (rasti më i lartë) apo 70% madje dhe 60% sipas parashikimeve të Edi Ramës referuar një shkallëzimi të bërë nga Merkel apo Boris Xhonson për vendet e tyre të zhvilluara, merret lehtë me mend se sa do vuajë popullsia jonë. Vdekjet prekin së shumti moshat e treta sipas deklaratave të Moodys, ku 5% të rasteve do jenë të rënda e do kërkojnë trajtim të specializuar. Flasim për qindra jetë në rastin e mirë dhe mijëra shpirtëra që për shkak të moshës, të kaluarës mjeksore me probleme respiratore do jenë në dorë të zotit dhe mëshirën e krijuesit.
Gjigandi amerikan Moodys pas nje sondazhi me 1500 kompani parashikon se rreth 50% e amerikanëve do të jenë në kontakt me covid19. Kjo i korrespondon 150 milonë mjerëzve atje dhe 2% i këtyre mund të kenë pasojë fatale, pra rreth 3 milionë. Ndërsa për Gjermaninë referenca e Merkelit përkthehet në rreth 58 milionë gjermanë në kontakt me virusin. E gjitha kjo na jep një pamje të zymtë edhe për vendin tonë që duke marë të mirëqenë rregjistrimin e fundit të popullsisë me 2.8 milionë shtetas atëherë do kishim në rastin e parashikimit të 50% të njerëzve në kontakt me koronavirusin, 1.4 milionë banorë potencialisht të prekur. 80% e 1.4 milionëve është 1.120.000 bartës që do e kalonin që në fazën e parë dhe 2% i kësaj shifre shkon tek 22.400 persona në rastin e gjysmës së popullsisë.
Në rastin kur preket 60% e popullsisë është 1.680.000 persona potencialë mbartës. 80% i këtyre është 1.344.000 dhe 2% i këtyre matematikisht të çon ke 26.880 persona.
Nëse marrim skenarin e 70% të popullsisë atëherë shkojmë ke shifra 1.960.000 dhe 80% e këtyre na japin 1.568.000 qytetarë dhe 2% i këtyre na jep statistikën e 31.360 bashkëqytetarëve tanë që do jenë në fazën e mëshirplotit.
Varianti maksimal i prekjes së 80% e popullsisë na jep shifrën e 2.240.000. 80% e këtyre mund ta kalojnë lehtë që i thonë në shifra 1.792.000, por që 2% e këtyre i bie 35.840 frymë.
Kjo është matematikë e pastër dhe secili prej nesh mund të llogarisë dëmin që mund të shkaktojë në shoqërinë tonë koronavirusi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë nga ana tjetër sapo ndryshoi protokollin e masave ndaj koronavirusit. OBSH e bën të detyrueshëm ekzaminimin paraprak të gjithsecilit për gjurmimin e virusit. Po tani a do e zbatojë Rama protokollin duke bërë analizat paraprake për gjithë popullsinë? A mundet me gjithe karakatinën e shëndetësisë që ka promovuar?