Kostas Uranis: VAJZË TREMBËDHJETËVJEÇARE
E shkathët, e me naze shumë, si gjarpërushe shkiste,
sa herë tentoja që ta kap, ta zija me k’ to duar,
me vrap largohej e përherë qeshte dhe më gërgiste,
gjithë ironi, me zemrën plot e shpirt të lumturuar.
Porse, sa herë që ndiqeshim tek gjelbëronin blirët
dhe ndodhte që të cikeshin në kapje kurmet tona,
ajo nuk qeshte si më pare, pafajësisht dhe çlirët,
mua më ndizej gjaku shkulm si dallgë që bën jehona.
Dhe në një çast q’ e kapa fort prej beli edhe doja,
me një pasion të çmendur fort me afsh ta pëqafoja,
kur gjunjët në mes kofshëve pa dashje ja kaloja,
e pashë si u lëshua krejt n’ atë shtrëngim të egër,
sy mbyllur, buzët dridheshin, me vrull i rrihte zemra,
unë ndjeva se në trup të saj po zgjohej bisha: femra.
Shqipёroi: Arqile Garo