Shaban Murati: Karantina e koronavirusit dhe shprehja e famshme e Ibsen!
Në këto ditë izolimi të detyruar kombëtar dhe ndërkombëtar e kupton më mirë filozofinë e fjalëve të mençura të shkrimtarit të madh norvegjez Henrik Ibsen, (1828-1906), i cili thoshte se “njeriu i vetmuar është njeriu më i fortë në botë”.
———
Krijimtaria e Henrik Ibsenit ka luajtur nje rol shumë të madh në zhvillimin e dramaturgjisë dhe të teatrit europian në pjesën e fundit të shekullit XIX. Ai ka qenë dramaturgu më i madh i Europës Perëndimore në fund të këtij shekulli,duke pasqyruar më mirë se kushdo tjetër traditat realiste në dramaturgji. Bazat demokratike të krijimtarisë së Ibsenit spjegojnë kushtet shoqërore në të cilat zhvillohen heronjtë e tij, tregojnë rrënjët historike “të karakterit dhe të shpirtit të inisiativës”, që janë tipare të rëndësishme për shumë personazhe të dramave të tij – për patrioten e flaktë zonjën Ingra të Ostrogotit, për mbretin Gokon, për Brandin e pamposhtur, për Norën e ndershme dhe kryengritëse, për doktor Stokmanin,njeri i guximshëm dhe i patronditur, për zonjën Alving,e cila di të gjejë në veten e saj forcat e nevojshme për t’u ngritur mbi moralin e kohës,mbi iluzionet dhe gënjeshtrat që kanë sunduar për vite me rradhë në jetën e saj.