Manastirliu: Pezullohet përkohësisht koncesioni i Check Up
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se është pezulluar përkohësisht koncesioni i Check Up.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja sqaron se nuk është e vërtetë që ky koncesion do të anulohet, por sipas saj, ai do të pezullohet, deri në rikthimin e normalitetit, dke iu referuar situatës së krijuar nga koronavirusi.
“CHECK UP NUK ËSHTË ANULLUAR, POR PEZULLUAR DERI NË RIKTHIMIN E NORMALITETIT, KUR NJERËZIT DO TË VIJOJNË SËRISH TË KONTROLLOJNË FALAS GJENDJEN E TYRE SHËNDETËSORE!”, shkruan Manastirliu.
Please follow and like us: