Mirënjohje sot e gjithëkaherë për bluzat e bardha e armatën e personelit mbështetës!
▶ Mirënjohje sot e gjithëkaherë për bluzat e bardha e armatën e personelit mbështetës!
▶ Sot u vetëdijësuam se heronjtë e vërtetë jeni të gjithë ju, edhe pse të heshtur!
“Në cilëndo shtëpi që do të hyj, do të hyj për të lehtësuar dhembjet e të sëmurëve, dhe do i eshtem çdo fyerjeje dhe dëmi të vullnetshëm, e ndër të tjera çdo veprimi zvetënues mbi trupin e grave dhe të burrave, të lirë e skllavë”.
(Hipokrati)
“Mjekët në botë nuk janë për të lehtësuar vdekjen, por për të mbrojtur me çdo çmim Jetën”
(Thomas Mann)
“Bota ka nevojë për shenjtë gjenialë ashtu siç edhe një qytet, ku bën kërdinë murtaja, ka nevojë për mjekë”
(Simone Weil)
“Jam këtu për të dëshmuar diçka tek e cila besoj: se lufta është e panevojshme dhe e marrë, dëshmia më shtazarake e idiotësisë të racës tokësore. Jam këtu për të shpjeguar sesa e shtirur është bota që entuziazmohet kur një kirurg zëvendëson zemrën e një pacienti me një tjetër zemër, dhe më pas po kjo botë pranon që mijëra krijesa në moshë të re, me zemrën e tyre të shëndetshme, të dërgohen për t’u flijuar, si lopët tek kasapi, për flamurin e tyre”
(Oriana Fallaci)
“Shumëkush nuk përfill faktin se truri ynë është i përbërë nga dy syresh. Një tru arkaik, limbik, i lokalizuar në hipofushën, që nuk është praktikisht zhvilluar që prej tre milion vjetësh deri më sot, dhe nuk dallon shumë midis Homo sapiens-it dhe gjitarëve më të ulët. Një tru i vogël, por që zotëron një fuqi të jashtëzakonshme. Kontrollon emocionet. Shpëtoi austrolopitekun kur ky i fundit zbriti nga pema, duke i lejuar t’u bëjë ballë egërsisë së natyrës dhe agresorëve. Truri tjetër është ai konjitiv, shumë më i ri. Lindi bashkë me ligjërimin dhe në 150 mijë vjet ka përjetuar një zhvillim të paparë, sidomos falë kulturës.”
(Rita Levi Montalcini)
P.S. Që këtë foto mos ta zëvendësojmë me bluzat tona të bardha!