Mjeku i njohur Petrit Vargu, 15 pyetje publike për kryeministrin
I nderuar zoti kryeministër! Quhem Petrit Vargu. Nëse nuk gaboj më njeh. Më lejo t’ju pyes, që në këtë hall të madh që i ka rënë gjithë botës, përse nuk i tregoni popullit të vërtetën. Ose të paktën atë që mendohet si e vërtetë.
- Sa tampone ka shteti që unë i paguaj taksa gjithë jetën?
- Sa ka paguar qeveria ime?
- Sa respiratorë punojnë dhe sa janë në gjendje pune për popullin?
- Sa shtretër janë në dispozicion nga spitalet shtetërore?
- Pse nuk punohet me projeksione në Shqipëri?
- Si do të bësh me shtresën e popullsisë që kinezët e quajnë A, B, C, D?
- Si ka mundësi që virusi është përhapur vetëm në 7 rrethe?
- Pse nuk bën depistime në rrethet që sipas jush janë të paprekura?
- Çfarë thotë profesorati që keni afruar për këtë problem?
- Duke qenë se kjo rrugë është afatgjatë, a duhet të punohet me projeksione për rajone të veçanta, për ekonominë, shëndetësinë, arsimin, kulturën?
- Këngët dhe dëfrimi që na ofroni na bën që të kemi moralin lart ose ulët, por nuk na zgjidh problemin që kemi.
- Në këto orë duam reaksion nga shkenca dhe qeveria dhe jo histori gjobash apo histori të tjera politike me integrime apo jo.
- Sa mendoni ju dhe taskforca që do të zgjasë kjo luftë?
- Sa është shuma ë lekëve që është llogaritur për këtë luftë?
- E vetmja mënyrë në situata të tilla është që të bëhet një qeveri me bazë të gjerë me njerëz të dijshëm. Boll me rilindjen! Boll me falsitete! Mos e tallni këtë popull!
Please follow and like us: