Rëndohet gjendja për dy të infektuar në Dërmenas, transportohen me urgjencë në Tiranë
Dy persona të një familjeje të infektuar nga koronavirusi në Fier janë transportuar me urgjencë drejt spitalit infektiv të Tiranës. Mësohet se babë e bijë nga fshati Dërmenas i Fierit kanë shfaqur komplikacione me shendetin. Ata ishin konfirmuar të prekur nga virusi por ishin karantinuar në shtëpinë e tyre. Në familjen e tyre është prekur edhe gruaja e cila nuk ka shfaqur simptoma të rënduara dhe për këtë arsye do të vijojë të qëndrojë në shtëpi. Pranë spitalit te Fierit kanë mberritur edhe ekipet e ISHP për të marrë tamponet për 17 mjekë, infermierë dhe sanitarë të ketij spitali të cilët ishin vetekarantinuar prej disa ditesh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61-vjecare, e cila kishte fshehur faktin që kishte qenë në Itali, ku dyshohet se mund të jetë infektuar. Për të menaxhuar rastret spitali i Fierit u bëri thirrje të gjithe qytetarëve që paraqiten në urgjencë, pediatri dhe maternitet të kenë me vete kartat e identitetit kur paraqiten në keto mjedise dhe të deklarojnë itinerarin nëse kanë pasur lëvizje jashtë vendit.