Vargje poetike nga Jamarbër Marko
Diku pranë jush
Sa larg prej jush
E përsëri
Një dorë e imja prek fytyrat tuaja
Sa larg prej jush miq
E përsëri
Një mendimin tim
Ju
E kthyet në frymëmarrje
Sa larg
E përsëri
Deti juaj
Mbulon
Besimin tim
Dyert e shtëpive tona
Një derë u hap
Nuk është dera e shtëpisë sime
Një njeri e qëlluan policët
Nuk është dera e shtëpisë sime
Në xhepat e të vrarit
Gjetën
Një çelës
Besimin
Hapa derën e shtëpisë sime
Në xhep kam një çelës
Guximin.
Please follow and like us: