Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Kam dhimbje

Image may contain: 1 person, standing, tree, grass, sky, plant and outdoor

 

Kam dhimbje, o njerëz, kam dhimbje,

U mbushën ditët të gjitha me plagë,

Kaq shumë jetë të prera në mes,

Ndaj dita na duket si natë.

 

Të gjitha portat rrinë mbyllur,

Askush nuk është më i qetë,

Se vdekja, ah, vdekja tinzare,

Nuk dihet ku shkon dhe troket…

 

Kam dhimbje, o njerëz, kam dhimbje,

Ndaj lutem në Zot e në Krisht,

Dikush te portat e jetës,

Kërkon të na vrasë pabesisht.

 

Kam dhimbje, o njerëz të mirë,

Sa e trishtë që është kjo pranverë!

Ca plaka në lagje na ikën,

Ah mbesat që presin në derë!

 

Kam dhimbje o njerëz të Zotit,

Ky është një mallkim, jo virozë,

Ne s’mund që të bëjmë më shumë,

Tani është Zoti në provë.

Please follow and like us: