Tropojë, aty ku heronjtë kanë emër të përveçëm!
Guxim Alimani
Asnjë rast i identifikuar me Covid-19 në Tropojë, por dhjetëra banorë të ekzaminuar. Kontroll rigoroz nga organet shëndetësore bashkiake e policore në familjet e 30 personave të vetëkarantinuar pas kthimit nga Italia, dezinfektim masiv i mjediseve e institucioneve publike: Ky është “bunkeri” që na mbron -thekson Altin Zenalaj, drejtori energjik i Spitalit Bashkiak të Tropojës. Jo vetëm vendimet e Qeverisë, por komunikim online me çdo mjek e qendër shëndetësore është përditësia e Spitalit Tropojë. 9 mjekë specialistë e dy mjekë të përgjithshëm, 65 infermierë, 8 laborantë janë pjesë e ekipit që është në gadishmëri në Tropojë. Heronjtë nuk janë në legjenda, por me emër të përveçëm në Tropojë.
Please follow and like us: