Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Shqipëria nuk është Wuhan!

 Image result for ylli manjani

Që të bëjmë dallimin.

Asnjë udhëheqës europian nuk ka dalë në TV (aq më pak natë për natë), apo në rrjete sociale të kërcënojë popullin e vet! Asnjë!

Të gjithë ftojnë njerëzit të rrinë në shtëpitë e tyre, pa qenë e nevojshme t’u thuhet se do gjobiten apo do t’u merret makina në garazh.

Të gjithë spjegojnë me transparencë maksimale arsyet e vendimeve që duhet të marrin, sepse edhe në kohë të vështira demokracia është e rëndësishme.

Asnjë nuk nxori urdhëra (aq më pak me FB) që të ndalohet media të raportojë, apo të ndalohen emisione televizive me natyre debati. Media bëhet automatikisht aleate në sfidën kundër pandemisë.

Asnjë nuk bëri zëdhënien e spitaleve as të viktimave, por lejuan institucionet të raportojnë lirisht mbi situatën.

Në asnjë rast nuk u largua nga puna asnjë mjek në këtë situatë. Përkundrazi bëhet thirrje çdo ditë për mjekë e infermierë që të afrohen në shërbim.

Askund nuk ka mjaftueshëm shtretër me poste respiratore në spitale, por askush nuk e gënjen popullin e vet, siç bëhet këtu.

Gjithandej udhëheqësit duan vota, por asnjëri nuk del në publik t’i thotë popullit të vet se “unë jam më i miri” apo “jam shpëtimatari juaj”..!!!

Të gjithë në perëndim falenderojnë, spjegojnë, sqarojnë popujt e tyre pa fyer, pa kërcënuar e pa denigruar asnjë individ të vetëm.

Asnjë udhëheqës nuk del në TV të shajë, fyejë e mallkojë opozitën politike. Përkundrazi të gjithë shfaqen të përunjur e bashkëpunues.

Nuk po flas për ndihmën ekonomike, sepse varet nga secili shtet, por një gjë është e dukshme: çdo vend normal ruan diçka për ditën e keqe. Neve na rroftë udhëheqësi!

Ky është dallim i madh! Si nata me ditën.

Shqiptarët reaguan njësoj si çdo popull tjetër, por nuk meritojnë udhëheqësin që i shan, fyen, denigron, gjobit e kërcënon.

Askush nuk vë në diskutim nevojën për masa quarantine, por sjellja e udhëheqësit NUK KA LIDHJE me standardin që meritojnë.

 

Please follow and like us: