Albina Deda: 21 Marsi ështe dita Botërore e Sindromës Down
21 Marsi ështe dita Botërore e Sindromës Down.
Këta persona meritojnë t’u jepet mbështetje, të jemi më solidarë ndaj çdo personi me këtë sindromë, por dhe gjithë kategorive me aftësi të kufizuar.
Kjo ditë le të shërbejë si një apel edhe për politikat e qeverisë aktuale që kanë braktisur këta persona me aftësi të kufizuar që aktualisht mbështeten vetëm nga prindët dhe të afërmit e tyre me shumë mundime e sakrifica.
Duhet të gjithë të përpiqemi çdo ditë që ata të zhvillohen, të mësojnë bashkë me moshatarët e tyre, po ashtu edhe të punësohen e të jenë të zotët e vetes dhe të dobishëm për vete dhe komunitetin ku jetojnë.
Aftësitë e personave me këtë sidromë kufizohen më së shumti nga mungesa e politikave në ndihmë të tyre si dhe e pamundësise në këtë vend, sesa nga “kromozomi shtesë”!
Këta persona falin shumë dashuri!
Le t’u japim dhe ne si shoqëri atë që ata meritojnë!