Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Gëzuar ditëlindjen, Mond Budina!
Historia ka treguar se njerëzit e mëdhenj të një kombi janë në ballë të betejave, janë aty në zemër të dhimbjes, në mes të stuhisë. Janë mes njerëzve, janë me mençurinë e tyre, janë me dashurinë e tyre.
Në ballë të betejës për liri si atëherë kur këpuste zinxhirët e totalitarizmit, në ballë të betejës edhe tani kur vë shpatullat në konsolidimin e demokracisë; është një artist, një qytetar i Shqipërisë dhe i tërë botës, babaxhani me buzëqeshjen e mirë, me shikimin e menduar, me përqafimin e ngrohtë, me thjeshtësinë dhe humanizmin, Edmond Budina.
Ky regjisor, aktor, pasuri e artit shqiptar është krenaria e teatrit dhe e kinematografisë shqiptare.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarët, artdashësit, miqtë dhe kolegët e urojnë ta gëzojë ditëlindjen dhe pastë jetën e gjatë plot shëndet e suksese!
Dhe siç thotë Mondi: “Pranvera do të vijë”
21 mars 2020
Ekuinoks…