Albspirit

Media/News/Publishing

Bukuroshja Bjonda Haliti, mesazh për shqiptarët në kohë pandemie

Image may contain: 1 person, closeup

Bjonda Haliti është emri i një prej të rejave shqiptare që është infektuar me COVID 19, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes disa postimeve më rrjetet sociale, ajo ka treguar dhe simptomat që ka ndjerë në ditët e para dhe që ka nisur me një kollë të thatë.

Bjonda thotë se kolla e thatë shoqërohej me lodhje me dhimbje të lehtë fyti. Një ditë më pas dhimbja e kokës shtohet bashkë me dhimbjen e syve. Pastaj një temperaturë e lartë dhe më tej, në ditën e katërt problemet me frymëmarrjen shtohen, ndërsa përmirësimet e para i ka ndjerë pas 10 ditësh.

“Dita e parë: Nis me një kollë të thatë dhe me dhimbje fyti. Ndihesha shumë e lodhur.

Dita e dytë: Ndjeja shumë ngarkesë në kokë, aq sa duhet të kollitesha shumë lehtë për të mos ndjerë atë dhimbje. Atë natë pata temperaturë. Sytë më lotonin dhe më digjnin. Nuk i lëvizja dot. Pasi bëra ca kërkime në internet zbulova se mund të ishte thjesht migrenë, por nuk po më pushonte fare. Atë ditë kam fjetur gjithë kohës.

Dita e tretë: Energjia më ra thuajse fare dhe temperatura vazhdonte. Në këtë pikë simptomat ishin: kolla e thatë, migrena, temperatura, të përziera. Vendosa të shkoj tek një mjek dhe rezultova negative për gripin. Doktori më tha se kisha një infeksion dhe më dha antibiotikë, 800 miligram ibuprofen. Sigurohesha që të hidratohesha gjithë kokës dhe merrja vitamina. Atë natë, temperatura vazhdonte.

Dita e katërt: Më në fund temperatura ra, por m’u shfaqën simptoma të tjera. Kisha probleme me frymëmarrjen, nuk ndihesha fare mirë. Kisha paksa dhimbje gjoksi. Bëra atë testin që thuhet se duhet të mbash frymën deri në 10 sekonda dhe meqë e bëra me sukses mendova se s’kishte gjë për t’u shqetësuar. (Testi në fjalë është thjesht mashtrim që ka qarkulluar në masë nëpër rrjete sociale.)

Më pas doja të testohesha për koronavirusin, por ishte shumë e vështirë. U vetëkarantinova dhe vazhdoja të vazhdoja të hidratohesha.

Dita e pastë: kisha dhimbje fyti, kollë, probleme me frymëmarrjen. Shkova tek i njëjti doktor dhe kërkova të bëja se s’bën një test. Kërkova gjithashtu të bëja një grafi dhe gjithçka rezultoi normale.

Vazhdojë na vetë izolim dhe përgjigjen e testit do ta merrja pas 5 ose 6 ditësh.

Dita e gjashtë: Me përdorimin e vazhdueshëm të antibiotikëve dhe ibuprofenit simptomat ishin: dhimbje fyti, kollë, probleme me frymëmarrjen, por fuqia kishte nisur të rritej.

Dita e shtatë: Dhimbje të lehtë fyti, kollë të butë, energji të shtuar.

Dita e tetë: Kollë e lehtë, po ndihesha sërish vetvetja.

Dita e nëntë: Kolla e lehtë, energji normale.

Dita e dhjetë: Kollë mesatare, myk, fuqi. Rezultati i testit, pozitiv!

Vazhdoj ende të jem e izoluar dhe të kujdesem për veten. Sot po ndihem shumë mirë dhe e shëndetshme“, përfundon 22-vjeçarja duke shtuar se vetë karantinimi është rekomandimi më i mirë.

Please follow and like us: