Albspirit

Media/News/Publishing

Avdulla Kënaçi: Sa afër e kemi Coronavirusin?

Ritmi i jetës sime, ashtu si i shumë shqiptarëve në Kanada, ndryshoi papritur. Duhet të mbylleshim brenda mureve të shtepisë (lockdown).

Mendova se duhet ta kisha të lehtë nga që jam mesuar të ‘ngujohem’ me orë të tëra përpara kompjuterit duke shkruar letërsi, por nuk ishte ashtu.

Lajmet për invadimin e epidemise në Kanada më rrëmbyen të tërin. Ku është virusi? Ku ka sulmuar më shumë? Sa afër e kemi? Si do sillemi me të po qe se na troket në derë?

E pamundur të përqëndrohem tek realizimi i tregimeve të skicuara. Shkruaj një paragraf, i kthehem ta lexoj. Pasazhi nuk më pëlqen, diçka i mungon, eshte rakitik. I mungon jeta e vërtetë, ajri dhe dielli, i mungon buzëqeshja e njerëzve, komunikimi me ta.

Për një çast harrova se sot këmbehen stinët. Vjen pranvera me lule dhe gjelbërim. Oh, sa e bukur që është pranvera në Kanada!

Mu kujtuan të ngujuarit nga gjakmarrja në Shqiperi. Ata i pret një plumb pushke te dera e shtepisë dhe në një virus fare, fare mikroskopik, që nuk do ta rrokim kurrë me sy.

Mos e paçim fat. Të shpresojmë të mos ta dijë se ku jemi futur, të shpresojmë të kalojë pa na parë.

Le të vazhdojë rrugën, ndoshta shkon e ‘ngujohet’ në akullin e Alaskës dhe ashtu i ngrirë të mbetet përjetësisht.

Le ta lerë njerëzimin në punë të vet!

Le të më lerë edhe mua në punën time!

Please follow and like us: