Albspirit

Media/News/Publishing

Gjeneral (r) Piro Ahmetaj: “24 Marsi, skalitur në memorjen e mirënjohjes Kombëtare”!

Gjeneral (r) Piro AHMETAJ, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD; Ish-Përfaqësues Ushtarak i RSH në NATO

 

Marrë nga Statusi në Facebook

Sot është një datë, që simbolizon përvjetorin e një ngarje të madhe, që meriton të skalitet përjetësisht në memorien kombëtare!

Në 23 marsit 1999, misionari amerikan, Ambasadori Holbrook, u kthye direkt nga Beogradi në selinë e NATO-s në Bruksel. Kjo kishte qenë edhe përpjekja e fundit diplomatike për të evituar ndërhyrjen ushtarake në ish-Republikën Jugosllave.

Ditën tjetër, 24 Mars 1999, SHBA dhe NATO nisin fushatën ajrore për të çliruar Kosovën! Kjo ngjarje jo vetëm shënoi nisjen e luftës për të gjunjëzuar një “kriminel lufte si Millosheviçi” por edhe ndryshoi përjetësisht gjeopolitikën e Rajonit, në favor të Kombit Shqiptar!

Si sot, 21 vjet më parë, fuqia ajrore e SHBA dhe NATO-s u angazhuan për herë të parë në një luftë historike “jashtë artikullit 5” por edhe u faktorizua & legjitimua si ”Aleanca e lirisë, fitimtarëve dhe e besimit te vlerat demkratike në mbarëbotën!

Prandaj, kjo datë e lavdishme meriton të përkujtohet dhe posaçërisht SHBA meritojnë mirënjohjen në përjetësi nga mbarëshqiptarët!

 

Please follow and like us: