Albspirit

Media/News/Publishing

Kleves Bitro: Pse Rama duhet të bëjë testin e koronës?

 

Image result for rama ne ertv

Jo vetëm që sistemi ynë shëndetësor është i dobët, por ironia e fatit është kaq e madhe sa sot u dha lajmi se u infektua me korona vetë Drejtori i Emergjencës Shëndetësore dhe me gjasë për shkak të kontakteve me të, gjithë kupola e task forcës që supozohet të drejtojë luftën mdaj virusit. Kjo do të thotë që edhe Ministria e Shëndetësisë Manastirliu tashmë duhet të bëjë testin e infektimit dhe pas saj vetë Kryeministri Edi Rama. Sidomos ky i fundit duhet të bëjë testin e koronës për të dhënë mesazhin se qëndron në krye të luftës pas rrezikimit të kupolës së task forcës shëndetësore. Luftë pa komandant nuk mund të ketë, veçse në rastin kur fatin e luftës për shkak të kompromentimit të komandantit e merr në dorë dikush tjetër. Është e vërtetë se Edi Rama ka refuzuar publikisht të bëjë testin e drogës dhe arsyet çdo njeri i merr me mend, po kështu Edi Rama nuk ka bërë as testin e makinës së të vërtetës që e kanë sjellë amerikanët për të kaluar në të kandidatët për byronë e hetimit. Edi Rama ka refuzuar me ngulm çdo test publik që rrëfen të vërtetën për të dhe marrdhëniet e tij me të tjerët e që bën transparencë për qytetarët, mirëpo kësaj here çështja qëndron ndryshe. Testi i koronës duhet të pranohet nga ai, sepse qytetarët duhet të dinë nëse Kryeministri që del e jep këshilla nga televizori si të luftojnë fakirët dhe zengjitë, është vetë i aftë fizikisht për këtë luftë apo jo. Nëse kalon testin e koronës do jetë i dyti pas Presidentit Meta që do qetësojë dyshimet e ndryshme dhe njerëzit do mund t’i besojnë për aq sa munden për seriozitetin e Ramës në këtë luftë. Nëse refuzon ta bëjë, atëherë ai duket të ketë një problem që njerëzit nuk e kuptojnë çfarë është dhe me gjasa çdo ditë që do kalojë do kontestohet për çdo fjalë që thotë. Koronavirusi po shemb me shpejtësi dhe atë pak shëndetësi që na ka mbetur dhe në ditët në vijim mund të shembë më shumë se kaq. Ndaj Kryeministri nuk ka pse të ketë frikë dhe as mëdyshje që të bëjë testin e infektimit nga korona. Qytetarët duan të besojnë se Kryeministri i vendit është trim dhe mund të drejtojë atë që vetë ai e ka quajtur luftë…

Please follow and like us: