Avdush Canaj: NJË PËRBINDËSH STËRKALASH
Një përbindësh sylesh
me teshtimë stërkalash
sillet rreth nesh.
Kërkon të gjejë strehë
të na nxijë pranverën.
Ia mbyllim derën
edhe dritaren e rritur
ku mund të hyjë papritur.
Me maskë
e dorëza si babi im
i dalim në dyluftim.
Bëhemi veri,
nga kali e rrezojmë
përbindëshin e zi.
Me goditjet në shpinë
merr arratinë!
Ç`gëzim, hare!
Fillojmë lojë të re.
Gjilan, 24 mars 2020.
Please follow and like us: