Genc Mlloja: Një mbrëmje në Kompaninë ‘Neranxi’
Nikollaq Neranci dhe Genc Mlloja
Seri aktivitetesh të biznesmenit dhe ish – deputetit Nikollaq Neranxi gjatë gjithë ditës së shtunë më 24 mars 2018, çka të bën përshtypje për intensitetin.
Edhe në mbyllje të ditës së punës të Z. Neranxi kur po bëheshim gati për një darkë miqësore, i ftuar prej tij, sikurse e tregon kjo foto, një grup biznesmenësh italianë kishin mësuar për Kompaninë ‘Neranxi’ dhe u ndjenë të gëzuar, që të njiheshin nga pronari vetë mbi veprimtarinë e kompanisë. Siç e tregon kjo foto u ndanë miqësisht me vullnetin e përbashkët për të nisur bashkëpunimin!
I shquar si njeri me sqimë u paraqit me kostum, çka e dëshmon kjo fotografi, dhe gjatë bisedës ndër të tjera e pyeta: “Për shembull, ata biznesmenët italianë mund t’i kishte takuar edhe ndonjë ndihmës i juaji”?
Përgjigje e mënjehërshme e biznesmenit të palodhur: “Kur e pret pronari, si në këtë rast, pavarësisht se e rastësishme, është shumë më e lartë mundësia për bashkëpunim dhe për më tepër është çështje respekti. Janë munduar deri këtu dhe u duhej treguar respekt. Bien kornizat e protokollit”. Tiparet kryesore që duhet të ketë një sipërmarrës i suksesshëm – profesionalizëm, vizion, guxim – të gjitha të kombinuara me seriozitetin dhe respektin për partnerët.
Për këta elementë bazë të biznesit më foli miku im i nderuar Neranxi edhe pse nuk ia kam thënë kurrë kësaj punës së biznesit.
Në fakt i jam përmbajtur anglishtes në fillim, që më ndihmoi si mjet në diplomaci më pas dhe më tej si gazetar në ‘Albanian Daily News’, që botohet në gjuhën angleze prej më shumë se 25 vitesh.
Më duket sikur janë disa gjëra të paracaktuara çfarë rruge do të marrësh- e pamundur për mua, për shembull, të bëhesha biznesmen. E këtë ma ka përforcuar një mik tjetër biznesmen i njohur, cili më ka thënë shumë vite më parë: “Që në takimin e parë me ty e kuptova se nuk mund te bëhesh sipermarrës në biznes asnjëherë”!
I jam bindur ‘Il destino-s’. Suksese atyre që janë të ‘prerë’ për atë punë!