Gjeneral Ahmetaj përshëndet shpalljen zyrtarisht të fatkeqësisë shëndetësore!
Në mbrëmjen e datës 24 Mars, (pas 1 muaji) mbasi opozita kishte ngritur alarmin në përballjen me Coronavirusin, në emisionin ‘Opinion’, shqiptarët (çuditërisht edhe ministri përgjegjës A. Ahmetaj !!) u njohëm se, Qeveria, në fakt Udhëheqësi Suprem i Surre(a)lit, ka shpalluar emergjencën e fatkeqësisë shëndetësore, si dhe paketën e vetëquajtur “Rama 2”, të kompesimeve sociale ndaj qytetarëve si dhe të mbështetjes ndaj biznesit.
Dje, u mblodh edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, por “i gjithëpushtetshmi” nuk mundet ta linte edhe këtë vendimarrje, qoftë edhe si “atribut formal” të një “instrumenti këshillimor por kushtetues gjithsesi”.
Në cilësinë e ekspertit të çështjeve të Sigurisë Kombëtare, megjithëse shumë të vonuar, e përshëndes Kryeministrin për këtë vendimmarje, por po ashtu sugjeroj:
Të kapërcejë paranojën e “Sulltanit të Madhërishēm” dhe të ushtrojë përgjegjësitë shtetërore bazuar në kushtetë dhe ligjet e vendit.
Ta lerë “prapagandën cinike” dhe të garantojë se kompensimet sociale të qytetarëve, paketat me lehtësirat dhe mbështetja e biznesit nuk janë “nga thesi i dëshirave të kryeministrit”, por detyrime të përcaktuara në nenet 11, 27, 38 dhe 49 të Kushtetutës; nenet 19, 22 dhe 41 të Ligjit nr. 45/2019, “mbrojtjen civile”; si dhe nenit 7, pika 4, të Ligjit 15/2016: “parandalimin, luftimin & mbrojtjen e sëmundeve infektive”!
Të legjetimojë përdorimin e Forcave të Armatosura, mbi bazën e nenit 174 të Kushtetutës (fatkeqësive natyrore) & nenit 23 të Ligjit nr. 59/2014: “Mbi pushtetet e drejtimit të FA”.
Të legjitimojë (në Kuvend) brenda 45 ditesh, të gjitha aktet normative që ka nxjerrë duke keq-përdorur nenin 101 të Kushtetutës.
Përfitoj nga ky rast, të shpreh mirënjohjen për heronjtë tanë: Mjekët, infermierët, policinë e shtetit, ushtarakët dhe këdo të angazhar me këtë pandemi vdekje-prurëse.
Së fundmi, uroj, lutem dhe besoj fort se, do ia dalim ta fitojmë betejën me Covid-19 dhe do t’i bashkohemi përpjekjeve të botës së qytetëruar deri në fitoren e luftës me këtë kërcënim për jetën, strandardet e sigurisë, mirëqenien e qytetarëve si dhe vlerat demokratike të shoqërisë.
Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare të PD, (6 vjet) Këshilltar Ushtarak i dy presidentëve të RSH!
Marrë nga stausi personal në FB!