Albspirit

Media/News/Publishing

Nardi Olli: Vaksina franceze në kurimin e koronarovirusit

Chloroquine

Prej disa ditësh ndjek me vëmendje debatin e hapur publik në Francë lidhur me përdorimin e “hydroxychloroquine”, po përdor sikundër shkruhet në frëngjisht e shoqëruar me lopinavir/ritonavir japin rezultate shumë të mira në kurimin e koronarovirusit. Pas disa ditësh debatesh sa shkencore aq edhe politike, ministri i Shëndetësisë së Francës ka lejuar përdorimin e tyre nën kontrollin mjekësor. Uroj dhe shpresoj që autoritetet shqiptare mjekësore e politike të jenë në dijeni të këtij zhvillimi, i cili mund të ndihmojë në trajtimin e virusit. Më duhet të shtoj se në Belgjikë ka ditë që përdoret dhe të dhënat zyrtare pohojnë se 3/4 e pacientëve janë shëruar plotësisht dhe nuk kanë asnjë gjurmë të virusit në trupin e tyre! Edhe një herë uroj që autoritetet shqiptare të jenë në dijeni, por edhe në rast se jo të komunikojnë direkt me autoritet franceze dhe belge për të patur konfirmim zyrtar lidhur me këtë trajtim mjekësor. Mund të kemi një zgjidhje për gjithë të infektuarit e sa më shpejt aq më mirë, pasi mjekët pohojnë se përdorimi i këtyre në fazat sa më të hershme të infeksionit ka efekte maksimale! Le të shpresojmë!!!!
https://fr.sputniknews.com/…/202003261043401729-je-pense-…/…)

Please follow and like us: