Me NATO-n e BE-në, shqiptarët janë më afër aspiratave të tyre
Kjo ndërtesë, atëherë seli e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, tani seli e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, ishte shënjestra e pare e mbështetësve të regjimit të Millosheviqit. Më 24 mars 1999, ajo u shkatërrua dhe u dogj, në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore të NATO-s ndaj objektivave ushtarake e policore të Serbisë. Tani, në këtë ndërtesë funksionon një institucion që ka perspektiva krejtësisht të tjera për Maqedoninë e Veriut dhe për mbarë rajonin.
Kur flasim për këtë ditë mjaft të rëndësishme, që ndodhi para 21 viteve, pikërisht më 24 mars 1999, na imponohet domosdoshmëria që këtë ngjarje ta shikojmë në dy plane, në atë historik e aktual. Pra ne jetojmë në dy momente të rëndësishme historike: njëri moment ka të bëjë me vendimet e Konferencës së Versajës para 100 viteve, sidomos për popujt Ballkanit, ku në ato vendime ka dalë edhe propozimi i Presidentit Ëilson me 14 pikat e tij që i ka hapur rrugë popujve të vegjël që të formojnë shtetet e tyre dhe të inkuadrohen në organizimin gjithëmbarshëm botëror, siç ishte në atë kohë, Lidhja e Kombeve me seli në Gjenevë, ku iu mundësua edhe popujve të tjerë që të kenë shtetet e tyre. Por, fatkeqësisht, ky proces u ndërpre gjatë fillimit të luftërave në ish-Jugosllavi, me riaktualizimin e projekteve hegjemoniste serbe, gjë që shkaktoi gjakderdhje të madhe dhe penguin realizimin e të drejtën e popujve që të frymojnë lirshëm brenda koncepteve Euro-Atlantike.
Vetëm intervenimi i NATO-s në vitin 1999, pikërisht para 21 vjetësh, e zhbllokoi atë proces dhe ua mundësoi popujve liridashës, siç ishin shqiptarët, maqedonasit, kroatët ose shtetet si Shqipëria, Mali i Zi e Kroacia, të inkuadrohen në NATO, kurse Kosova të realizojë të drejtën legjitim për pavarësi. Këto ditë, ne, si shtet (Maqedonia e Veroit), e morëm edhe ftesën për të qenë anëtar i NATO-s si edhe dritën e gjelbër për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE.
Është edhe momenti tjetë që lidhet me aspektin aspektin actual. Ai ka të bëjë me finalizimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, çka Ballkanit do t’i japë një orientim të duhur, në mënyrë që të stabilizohet dhe të frymojë lirshëm në komunikim me popujt dhe me shtet tjera.
24 marsi i vitit 1999 lidhet edhe me një ngjarje jo të këndshme që ka ndodhur pikërisht në këtë godinë, këtu ku tani është ITSHKSH, e cila atëherë ishte selia e ambasadës së SHBA dhe pikërisht këtu ku sot po e bëjmë këtë debat, është sulmuar pas intervenimit të NATO-s në Serbi. Sulmi i parë që i është bërë një objekti të SHBA-ve, ka qenë kjo godinë, e cila u dogj dhe kjo ngjarje e hidhur ka simbolikën e vet pikërisht për faktin se ky debat po bëhet në këtë institucion, që ka perspektiva krejtësisht tjera për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin në tërësi.
Nëse i bëjmë një restrospektivë historike shekullit 19 dhe 20, do të kemi parasysh edhe projektet e mëdha që shkaktonin luftëra dhe gjenocide e që kishin si synim shtypjen e popujve të vegjël. Këto projekte kishin si objektiv shtrirjen e ndikimit rus në këto hapësira dhe kjo ishte evidente sidomos gjatë luftërave ruso –turke në vitet 1875-78, pastaj gjatë Luftërave Ballkanike, kurse fryma e këtyre projekteve ishte e përshkuar edhe në Konferencën e Versajës, në Konferencën e Londrës, por edhe pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 2001, atëherë kur Marrëveshja e Ohrit ishte shtylla orientuese e Maqedonisë se çfarë kursi do të mbajë dhe pikërisht kjo Marrëveshje Maqedoninë e orientoi nga duhet të jetë – nga integrimet euro-atlantike. Dhe jo rastësisht pas 2001-shit, 2002-shit, patëm edhe një periudhë të euroskpeticizmit të artikuluar përmes mediave maqedonase dhe partive maqedonase, të cilët ndërkohë nxorën në sipërfaqe edhe retorikën nacionaliste, kuptohet të ndikuar nga Rusia dhe disa vende të tjera të Ballkanit.
Por ajo çka duhet veçuar me këtë rast, është fakti se shqiptarët me mençuri iu përgjigjën kësaj retorike, me konsistencën e tyre sublime properendimore, për dallim nga Tirana dhe Prishtina, të cilat, fatkeqësisht, edhe në ditët e sotme nuk kanë një busull orientimi në këto kriza politike. Pra shqiptarët në Maqedoni ngadhënjyen duke qenë pjesë e procesit euro-atlantik, përmes anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në. Ky orientim i shqiptarëve ka domethënie të madhe për arsye se ata ishin shumë koshient për kursin e tyre properëndimor dhe kanë arsye t’i gëzohen kësaj dite e cila përmes të ardhmes evropiane siguron edhe zgjidhje të çështjeve etnike e qytetare këtu në Maqedoninë e Veriut.
(Autori është drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në Shkup. Kjo është fjala e tij në debatin e organizuar nga ky institut, me rastin e 21 vjetorit të fushatës ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe).