Albspirit

Media/News/Publishing

Në kujtesë heronjtë e padukshëm…!

 

(Përtej një reportazhi…)

 

Guxim Alimani

 

Është e aresyeshme që heronjtë e ditës të kombit tonë dhe të kozmosit sot janë bluzat e bardha…! Por ashtu siç është zinxhir fatkeq përhapja e Covid-19,po ashtu është zinxhir i domosdoshëm e fatmirë edhe mbrojtja ndaj tij dhe mbijetesa e suksesshme! Policë, ushtarë, tregëtarë e punëtorë komunalë janë në hije me shërbimet e tyre absolutisht të domosdoshme pa përmendur ata që 24 orë non stop janë duke shpërndarë ndihmat e ilaçet  për të pamundurit dhe nevojtarët. Por gjithçka do të ishte gjysmake pa efektivitetin e OSHEE dhe furnizimit me energji të familjarëve dhe institucioneve. Tropoja këto ditë dhe krejt Qarku Kukës është përballur dhe më një mot të lig me erëra të fuqishme dhe dëborë. Por “heronjtë në hije” të OSHEE, të drejtuar nga ing. Sami Imeri kanë qenë jo vetëm në postin e tyre sistematikisht, por këto ditë por kanë kryer operacione të vështira defektesh që do të ishin të zorshme të kryheshin dhe në kohë normale… Dje nuk mungoi të vizitonte zyrat e OSHEE në Tropojë dhe drejtori Rajonal ing. Afrim Hoda i cili për sigurinë e punonjësve në detyrë udhëhoqi një proçes të rreptë e  profesional dezinfektimi për të gjithe zyrat dhe punonjësit që vijojnë të jenë në detyrë. Kryetari i Bashkisë Rexhë Byberaj i dergoi sot një mesazh falenderimi administratorit të OSHEE për gadishmërinë e treguar në këtë situatë të zorshme të qytetit alpin. “Nëse zinxhiri ynë i mbrojtjes dhe shërbimeve me korrektësi do të vijojë si deri tani, edhe zixhiri i armikut të përbashkët do të këputet” – thekson Afrim Hoda drejtues i OSHEE, qarku Kukës.

Please follow and like us: