Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Karantina e vështirë dhe dëmi i qëndrimit gjatë në shtëpi

Xhoi Jakaj

 

Ditët e para dukeshin dobiprurëse sepse familja u bashkua, u kuptua nga të gjithë sa shumë punë bëjnë gratë nëse janë shtëpiake dhe sa të mbingarkuara gjenden ato me punët e shtëpisë nëse janë në marrëdhënie pune ose drejtuese në një dikaster shtetëror ose privat.

Por pas dy javësh kur truri është tejngopur me lexim, sistemim dhe punëra të ndryshme në shtëpi fillon dhe agravon gjendja depresive që tek shumë persona shkakton dëm të madh në organizmin e njeriut, i cili shprehet në disa forma në shumicën e popullatës së vetizoluar dhe konkretisht:

  1. Nervozizmi ose irritimi i pazakontë, nerva të tendosuar herë pas here pa një arsye konkrete.
  2. Gjendja vazhdimisht trishtuese, ankthioze ose boshe fare; bota të duket e zbrazët e kjo sjell panik të pakontrollueshëm.
  3. Lodhja e pazakontë, niveli i ulët i energjisë, mungesë dëshirë për leximin dhe punët që ke bërë ditët e mëparshme.
  4. Humbja e oreksit me humbje peshe ose ngrënie e vazhdueshme me shtim në peshë…
  5. Shqetësimi i gjumit dhe pagjumësia, zgjimi herët në mëngjes ose gjumë i gjatë dhe i rëndë.
  6. Ndjenjat e mungesës së shpresës, pesimizmit, fajit, pavlefshmërisë nga mungesa ekonomike për vazhdimësinë e qëndrimit në shtëpi.
  7. Problemet e vazhdueshme fizike të tilla si dhimbje koke, çrregullime të tretjes ose rëndesë e stomakut.
  8. Problemet të tjera si me zemrën, frymëmarrjen, dhimbje kurrizi, dhimbje barku, muskujsh dhe këto vijnë për shkak të qëndrimit shtrirë me orë të gjata…
  9. Humbja e interesit në veprimtari që dikur ishin interesante apo të kënaqshme, duke përfshirë edhe marrëdhënien intime në çift, për shkak të qëndrimit bashkë shumë kohë.
  10. Mendimet rreth vdekjes apo ankthi se erdhi virusi e ai gjendet tek doreza e derës, parvazi i dritares, në ushqimet që blejmë, në rrobat e trupit kur kthehemi nga pazari, tek prindi, fëmija, gjyshi apo gjyshja si dhe dyshimet me të cilat shikon gjithsecilin pjestar të familjes.

Post Karantina do ketë pasoja të mëdha psikologjike për tërë shoqërinë ku do jetë detyrim të futen në tëra institucionet disa profesione dhe konkretisht:

Psikologë
Psikiatër
Sociologë, që do të punojnë në përmirësimin e situatës së rënduar psikologjike të popullatës.

Please follow and like us: