Albina Deda: Porositë e mjekut për mbrojtjen nga Covid 19
Albina Deda
Këto ditë pandemie, përveç qëndrimit në shtëpi, duhet të tregojmë kujdes për larjen e duarve, por dhe kujdes nga përdorimi i dezinfektantëve!
Lajini duart më shumë me ujë e sapun, se sa me dezinfektantë.
Koronavirusi, poshtë pikave që ë bëjnë të duket sikur mban një kurorë, ka një shtresë lipidesh, pra dhjami, që e karakterizon.
Kjo veçori, e bën sapunin tejet të efektshëm ndaj këtij virusi, madje e deaktivizon atë!
Mos përdorni dezinfektantë pasi i keni larë me ujë (nuk është e nevojshme).
Mos i lani duart me ujë shumë të nxehtë!
Pas larjes, thajini (mbështillini) me peshqir pa e fërkuar shumë lëkurën!
Lyejni me krem zbutës pas çdo larjeje e sidomos pas përdorimit të dezinfektantëve.
Të tregojnë kujdes ata që detyrohen të mbajnë doreza për orë të tëra, siç janë shitësit sepse dorezat krijojnë djersitje të duarve dhe lagështira është një faktor shtesë që shkakton dermatitin ose mykun e duarve.
Kujdes fytyrën kur përdorim për pastrimin e shtëpisë dezinfektantë pasi mund të irritojnë hundët, sytë dhe lëkurën.
Duhet larje e fytyrës dhe krem hidratues, gjithmonë për ata që i kanë mundësitë për t’i patur më shtëpi!
Lutem ta kalojmë të gjithë sa më lehtë dhe sa më shpejt këtë gjendje.
Asnjë panik, vetëm kujdes e më shumë besim në Zot!