Kejsi Tola, mesazh emocionues për heronjtë e heshtur të mjekësisë
Këngëtarja e talentuar Kejsi Tola ka postuar ditën e sotme një video në Instagram që në më pak se katër minuta përmblidhte momente emocionuese dhe shpresëdhënëse për periudhën që po jetojmë. Me në sfond këngën e saj, “Më ke mua”, videoja përfshin momente prekëse, si duartrokitjet e qytetarëve për mjekët; foto e video të mjekëve dhe infermierëve të vendosur në këtë luftë; nisma për të dhuruar art nga shtëpia dhe mesazhe sensibilizuese nga figura të njohura të ekranit shqiptar. “Faleminderit të gjithë atyre, të cilët po rrezikojnë jetën e tyre që bota të mos ndalojë. Ne jemi bashkë në të gjithë këtë. Të kujdesesh për veten do të thotë të kujdesesh për të tjerët. Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe dhuroni dashuri” – ka shkruar Kejsi përkrah videos me hashtagun #rrinështëpi.
https://www.instagram.com/tv/B-RYT09jGw_/