Albspirit

Media/News/Publishing

Tritan Kalo: E dimë që shumëkush ka vështirësi ekonomike, por… rrini në shtëpi

Mjekët e Spitalit Infektiv janë në kontakt me rrjetet sociale dhe me mediat plot herë gjatë ditës duke hedhur foto, duke bërë selfie, foto dhe video në grup, mesazhe dhe videomesazhe, etj. Ndër ta, shumë aktiv është mjeku infeksionist, Tritan Kalo. Ai sot kërkoi që shqiptarët të vazhdojnë të mbyllen të gjithë në shtëpi, pavarësisht nëse kanë halle dhe duan të nxjerrin bukën e gojës. “Mos dilni në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arsye madhore për shëndetin. E dimë që shumë prej jush janë në vështirësi ekonomike, por jeta e juaj është më e vlefshme se gjithçka”, – thotë z.Kalo. Ai shpreh bindjen se “kjo ëndërr e keqe me emrin COVID-19 një ditë do të kalojë, por jetët tuaja të paçmimta askush nuk mundet t’ua rikthejë”.

Please follow and like us: