Vargjet e Kjell Espmark vijnë në shqip nga Edita Kuçi Ukaj
Rrugëtim i një peshkatari
Mbi bjeshkë bredh lulëzimi i manaferrave.
Nata më e ndritshme se livadhi i pambuktë.
Grepi me mizë lëkundet në pritje të kotet.
Mushkonjat zhduken nga toka.
Kur bie peshku në grep bota tkurret.
Milingonat rrudhen si pëlhurë
rreth vorbullës nga frika e pellgut.
Grepi kërcen drejt reve.
Tani rrapëllin! Dhe zemra i rënkon.
Është një ishullth i përdredhur!
Litari largohet. Unë plakem.
Tërheqjet flasin një gjuhë të panjohur.
Atje poshtë nis një magji kërcënuese
që vetëm durimi mund ta zotërojë.
Orët e jetës sime derdhen
gjatë litarit poshtë në thellësi.
Mjegulla e mëngjesit mban erë kafeje.
Zëra të ngjirur bredhin rreth zjarrit.
Pushojnë të sigurt në enën e kripës
gjahun e të tjerëve të shkëlqyeshëm.
Qëndroj akoma i vetëm mes bregut shelgjishtër
me litarin e prerë në dorë.
Preja ime zhytet, e madhe sa një qark.
Dhe mali përsëri largohet.
(Nga libri “Kur u mposhta nga stuhia”, OM 2019. Përktheu nga suedishtja Edita Kuçi Ukaj)