Albina Deda: Mbyllja e farmacive, një gabim i jashtëzakonshëm
Albina Deda
Mbyllja e farmacive sot, në kuadër të masave të marra, për mua është një gabim i jashtëzakonshëm.
Situata që po kalojmë duhet të na mundësojë në çdo ditë, në çdo kohë qytetarëve të blejnë barnat në farmaci, barnat për sëmundjet kronike dhe akute për gjthë grupmoshat.
Përveç koronavirusit, shumë sëmundje të tjera shoqërojnë jetën tonë, qarkullojnë dhe viruse të tjera, e qytetarët marrin këshilla nga mjekët e tyre të familjes për simptoma që mund të kenë, po ashtu për urgjenca mjekësore që trajtohen në kushte shtëpie.
Çdo ditë kërkohet të raportohen sa këshillime bëjnë mjekët e familjes në popullatën që mbulojnë.
Po nëse s’ka farmaci të hapura dhe duhet të marrë medikamente për simptomat që ka, këshilla ngelet vetëm numër i raportuar!
Se di ku e ka marrë këtë model Virusi i Surrelit!!!
Të gjitha vendet që po luftojnë ndaj Covid19 po i mbajnë më shumë se 12 orë hapur farmacitë, por dhe njësi të domosdoshme të shërbimit ndaj qytetarëve të tyre.
Në këtë krizë pandemike mundëso menjëherë që qytetarët të kenë mundësinë të marrin shërbimet jetike çdo ditë!