Nexhat Halimi: Poezia dhe amshimi II
(Mikut të madh të fëmijërisë, Rr. Hamitit,
i vetmi gjatë luftës dhe tash ngeli në Dumincë)
Thirrja përmes eterit më lidhi në gjithësi me ty
Zëri yt më preku papritur me shpirtin e vjetër
Më ktheu prapë në kodër të aracës te pusi i etur
Kaq vjet më vonë më ktheu befas në fëmijëri
Në fushën me tufa lulesh të xhenetit në largësi
Në atë pjesë të ikur të egër dhe kaq të bukur
Të flisja e para sysh më ikte gjithnjë një flutur
Hija ime e jotja nga ecin e mendojnë ndryshe
E prapë e krijonin të njëjtën ëndërr etjes tjetër
E bijtë e secilit tashmë janë bërë etër të vjetër
E bijat e secilit tashmë janë bërë nëna apo gjyshe
Më thirre larg në vetminë time të pandërprerë
Të mendoj në rrugën e gjatë nga ec me kumbim
Ja pse unë dhe ti jemi të njëjtë gjithnjë të etur
Ja pse kujtimi nuk vdes e poezia është amshim.