Astrit Dinoshi: QËLLIMI JUSTIFIKON MJETIN!
Shou meni Edi Rama i serviri publikut shfaqjen e radhës. Pa diskutim që ai është një talent në këtë fushë dhe këtë s’mund ta kundërshtosh, se faktet flasin.
Të gjithë jemi të frustruar nga ndryshimi thelbësor intelektual dhe ai sipërfaqësor.
Monologist i shkallës superiore me përbajtje mediokre dhe shprehje aromatike të shkuar kohe.
Në mungesë të intelektit dhe kulturës mundohet të vendosi veten në rreth me tërheqjen e vëmendjes dhe shohut duke shfrytëzuar simpatinë e njerëzve të kategorisë së tij.
Duhet përshëndetur dërgimi i mjekëve dhe infermierëve në Itali.
Por duke njohur zotin Rama dhe mënyrën si ai shfrytëzon momentet për të përfituar kredibilitet, jam dyzues në qëllimin e tij internacionalist. Pse e them këtë?
Po të hedhim një vështrim në jetën e tij, si atë politike dhe shoqërore do shohim se peridikisht ka paraqitur një natyrë megallomane, unë, unë dhe vetëm unë. Në mungesë të debatit argumentues shfrytëzon çdo dobësi të çastit dhe e kthen në armë poshtëruse ndaj të tjerëve.
Stili i tij i jetës vërtet është zgjedhje personale, por ai këtë e shfrytëzon në momente kritike kur i kupton që vëmendja ndaj ti ka rënë. Thjesht si ato top modelet top bosh që s’kanë sfilata dhe ndihen të pa vlerësura duke e kuptuar se dinë të bëjnë vetëm përdredhje. Kështu dhe Edi për të tërhequr vëmendjen se e di që s’ka produkt tjetër, përdor truket e tij si, herë tre lapsat, herë kostum atletesh, çitjane, feste, thonj të pa prerë e lloj-lloj mysybetesh jo etike duke harruar e përçmuar popullin e tij.
Po do thoni ju: Atë populli e do?
Popujt, në mungesë të së drejtës së zgjedhjes, mundohen të zgjedhin më të keqin e mundshëm të momentit, por kjo është histori tjetër!
Lideri që ka frikë nga profesionistët kurdoherë i distancon ata.
Po të shikosh bashkëpunëtoret e tij si në qeveri dhe parti kupton nivelin e përzgjedhjes dhe pastaj qëllimin.
Në çdo moment mundohet të marri të gjitha meritat vetë, duke propoganduar një kult personal.
Dalja e përditshme televizive prej shoumenit tregon që vartësit e tij janë të pa aftë për të kryer punët në institucionet ku punojnë. Kjo është zgjedhje e qëllimshme, për t’i patur nën zgjedhë. Ka ndërtuar një parti dhe qeveri ku dëgjohet vetëm një zë. Çfarë do Edi bën Partia-Qeveria. Çfarë do Populli e di Zoti.
Në këtë kohë të trishtë që po kalon bota dhe vendi ynë, dikush mund të thotë ‘fshati digjet e ti mundohesh të krihesh’. Kam një përgjigje: vetëm një luftë botërore është humbur ajo e Dinosaurve me Natyrën. Dhe të gjitha betejat e tjera njerëzimi i ka fituar, si dhe do fitojë dhe këtë betejë, por dardha e ka bishtin prapa thotë populli. Në qoftë se ne do lejojmë që fitorja të përvetësohe dhe përdoret padtejtësisht nga individë, do ta paguajmë më shtrenjtë nesër. Të vërtetat janë të hidhura si ai shurupi i hidhur, por që shëron. Menaxhimi i situatës me dritëhijet e saj besoj se do ketë sukses. Por duhet thënë se po shohim një lider ku ka nxjerrë në pah zgjedhje të pa përshtateshme të ministrave, të cilët janë po thuajse inekzistentë dhe punët i bën kryministri nëpërmjet skajpit duke bërë edhe zëdhënësin e qeverisë dhe në raste të veçanta edhe gogolin.
Kjo kronikë kolere ishte paralajmëruar dhe mundësitë për të bërë më mirë ishin.
Qeveria duhet të kishte marrë masa që në fillim të Shkurtit për respiratorë, maska, veshje për mjekët. Dihet që në Itali jetojnë 500.000 shqiptarë. Kjo duhej konsideruar si virus në Shqipëri.
Kjo do bënte që masat shtrënguse do ishin më të lehta dhe përfitimi do ishte ekonomik.
Një nga arritjet pozitive që sensibilizimi i popullit për higjenën, por me thënë të drejtën u bënë nga njeriu i gabuar i cili nuk shquhet në këtë fushë.
Përqëndrimi i propogandës tek frika qe e gabuar, pavarësisht se thuhej: “Kujdes po, frikë jo”. Mënyra si pasqyrohet të ngjall më tepër frikë se kujdes. Kjo ndodh kur sheh se kryministri dhe ministrat drejtojnë heronjtë si Mjekët, Infermierët, Policët dhe të gjithë pononjësit e tjerë që në këto ditë të trishta po përballen me këtë situatë të pa precedent.
Uroj me gjith zemër që dërgimi i mjekëve dhe infermierëve të jetë bërë me motiv human dhe jo për kredibilitet personal. Këtë e di vetëm Rama, por koha ka treguar se ai të zhvesh lakuriq kur njerëzit bëhen të ndërgjegjshëm për ta kërkuar të vërtetën.