Universi mençuror në fjalët e urta
ARI UKIMERI (MA.SC. PEDAGOGE), PRILL 2020 – PRIZREN
- Durimi është çelësi i parajsës – Proverb anonim
- Të gjithë njerëzit nga natyra dëshirojnë të dijnë-Aristoteli
- Gjithë e vërteta vjen nga shpirti i shenjtë Thomas Aquinas
- E shkuara nuk është e vdekur – James H. Mulhern
- Historitë i bëjnë njerëzit e urtë – Francis Becon
- Historia e botës, pra është historia e njerëzve të mëdhenj – Thomas Carlyle
- Çdo gjë që ndodhë, ka një shkak – Emanuel Kant
- Të jesh ai që je – Frederith Nichtze
- Kush argumenton shumë, nuk argumenton asgjë – Proverb Latin
- Të jesh apo most ë jesh, kjo është çështja – Ulliam Shekspir
- Nuk ka rëndësi sa jemi të mençur, por si jemi të mençur Houard Garnder
- Heshtja ndonjëherë është përgjigja më e mirë-Dalai Lama
- Urrejtja e paralizon jetën; dashuria e çliron atë. Urrejtja e huton jetën; dashuria e harmonizon atë. Urrejtja e errëson jetën; dashuria e ndriçon atë- Luter King
- Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash!-Volteri
- Nëse dëshiron të jesh kërkues i palëkundur i së vërtetës, është e nevojshme që të paktën njëherë gjatë jetës tënde të dyshosh, sa më shpejt që është e mundur, në gjithçka – René Descartes
- Gjithkund njeriu e fajëson natyrën dhe fatin dhe pse fati i tij nuk është asgjë tjetër veç se pasqyrim i karakterit dhe pasioneve të tij, gabimeve dhe dobësive të tij– Demokriti
- Historia është plotë me luftëra fetare; por, ne duhet të jemi të kujdesshëm ta vëmë re se nuk ishte shumëllojshmëria e religjioneve ajo që i prodhoi këto luftëra, por ishte shpirti jo tolerant, i cili ngjalli tek dikush idenë se ai mund të bëhet kryesori- Montesquieu
- Luani nuk mund ta mbrojë veten nga kurthet dhe as dhelpëra nuk mund ta mbrojë veten nga ujqit. Prandaj, ju duhet të dini të jeni dhelpër për t’i njohur kurthet dhe Luan për t’i frikësuar Ujqit– Niccolò Machiavelli
- Pasioni është origjina e gjenialitetit– Galileo Galilei
- Shkollat shërbejnë për të njejtin funksion ashtu si edhe burgjet dhe institucionet e shëndetit mental – për të klasifikuar, definuar, kontrolluar dhe për t’i rregulluar njerëzit– Michel Foucault
Please follow and like us: