Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopit të prillit i vihet vula, astrologu Jorgo Pulla

Horoskopi 2019 nga Jorgo Pulla/ Parashikimi për Dashin e Demin ...

DASHI
Per juve te shenjes se Dashit, java fillon fuqishëm për ju pasi Marsi braktis shenjën e Bricjapit dhe kalon në Ujor në 31/3. Nga pozicioni i ri Marsi është më shumë ndihmues për ju dhe bën si prioritet c’do gjë që lidhet me “tërësinë”. Ka shumë gjasa të ofroni ndihmë vullnetare diku ku konsideroni se e kanë nevojë. Takimi i tij më Saturnin tregon se do të ekzistojnë disa pengesa në një cështje që lidhet me persona të rrethit shoqëror. Ditët e fundit të javës do duhet të jeni të kujdesshëm pasi takimi i Merkurit me Neptunin në shenjën e Peshqëve tregon se akoma disa këmbëngulin të flasin rreth jush.
Dashuria :Afërdita kalon nga 3 Prilli në shenjën e Binjakëve dhe nga pozicioni i ri favorizon komunikimin, flirtin por edhe njohjet e reja. Nëse jeni të lirë, nuk përjashtohet të njihni një person që ju intereson, brenda rrethit tuaj shoqëror. Kujshtojini rëndësi në rast se del një njohje e re gjatë fundjavës apo një bisedë me dikë që ju intereson, pasi ka shumë gjasa të dëgjohen disa gjëra që cilat nuk qëndrojnë. Nëse ndodheni në një lidhje, aktivitetet e përbashkëta me partnerin, do t’ju ndihmojnë shumë humorin tuaj.
Puna: Këtë javë gjërat tuaja profesionale nuk do të përbëjnë një prioritet për ju pasi Marsi kaloi në shenjën e Ujorit dhe ka gjasa të merrni “frymë”. Nëse puna juaj lidhet me një skuadër njerëzish, do duhet të jinni të kujdësshëm pasi bisedat që do të bëhen midis jush, mund të sjellin në sipërfaqe mendime të ndryshme dhe përfundimisht të mos jetë aspak e lehtë të dilni në një përfundim.

DEMI
Juve te shenjes se Demit, Marsi e hap portën e javën pasi në 31/4 hyn në shenjën e Ujorit. Nga pozicioni i tij i ri, ai do t’ju krijojë shqetësime në cështjet tuaja profesionale, por edhe në figurën që do bëni përpara të tjerëve. Takimi i tij më Saturnin, tregon se do duhet të keni durim pasi me shumë gjasa disa cështjet tuaja profesionale të mos zgjidhen lehtë. Ditët e fundit të javës, takimi i Merkurit me Neptunin në shenjën e Peshqëve ju fton të filtroni me kujdes ato që do të dëgjoni- akoma dhe nëse vijnë nga burime të besueshme- pasi ka shumë mundësi të mos vlejnë dhe t’ju dërgojnë në rezultate të gabuara.
Dashuria: Këtë javë dhe më specifikisht në 3 të muajit prill, Afërdita hyn në shenjën e Binjakëve dhe nga pozicioni i ri i saj ndryshon prioritetet që keni në fushën sentimentale. Ka shumë mundësi të kërkoni më shumë siguri nga një lidhje, dhe nëse nuk e keni ndjerë kurrë, atëher do të ushtroni shumë presion mbi partnerin tuaj. Nëse jeni beqar/beqare, përpiquni të mos bëni lëvizje tënxituata në një njohje të freskët vetëm për të mbytur ndjesinë e pasigurisë që mund të keni këto ditë.
Puna: Kjo javë do mundej t’i dedikohej cështjeve tuaja profesionale dhe hyrja e Marsit në shenjën e Ujorit por dhe Saturni i cili ndodhet në të njëjtën shenjë, tregojnë kujdesin tuaj në to. Ka shumë gjasa të ekzistojnë disa pengesa në zgjidhjen e disa cështjeve të caktuara në punë. Gjithashtu, mund të takoni përplasje në disa tema që do të bisedoni me persona eprorë në punë. Bëni durim pasi ditët nuk ju tregojnë dicka tjetër.

BINJAKËT
Per juve Binjak te dashur , java fillon me hyrjen e Marsit në shenjën e Ujorit, e cila ndikon pozitivisht mënyrën e mendimit por dhe humorin tuaj. Ka shumë gjasa, mendja juaj të fillojë të udhëtojë dhe të bëjë plane për të ardhmen, derisa do arrij akoma dhe deri në verë! Pozicioni i ri i Marsit favorizon shumë flirtimin i cili do t’ju ndihmojë të thyeni akullin midis jush dhe dikujt që ju intereson. Takimi i Marsit me Saturnin tregon se pavarësisht oreksit dhe humorit që do keni për të bërë disa gjëra, ka gjasa të dhënat që ekzistojnë t’ju ulin me këmbë të tokë dhe t’ju tregojnë se nuk është momenti i përshtatshëm për tëëndërruar. Drejt fundit të javës, kushtojini kujdes të vecantë një cështjeje që keni në punë pasi takimi me Merkurin në shenjën e Peshqëve, do t’ju krijojë një situatë të qetë në të.
Dashuria: Hyrja e Afërditës në shenjën tuaj është fakt dhe do të realizohet në 3 prill duke treguar se gjithë java por edhe të ardhshmet, kujdesi juaj në cështjet sentimentale do të jetë i plotë. Gjithashtu, dhe kujdesi i të tjerëve kundrejt jush, do të jetë i madh, ndaj dhe kjo nuk përjashton t’ju zbulojë një admirues. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, shfrytëzoni periudhën e ardhshme për të përmirësuar klimën midis jush dhe partnerit tuaj, pasi është e sigurt se do ia dilni. Në rast se do të bëni disa biseda këtë fundjavë që kanë lidhje me një cështje zemre, do duhet të jeni të kujdesshëm në rast se dëgjoni madje dhe premtime të mëdha.
Puna: Këtë javë me shumë gjasa mund të ekzistojë një pamje e turbullt në cështjet tuaja profesionale dhe disa të dhëna që do t’ju ngatërrojnë. Përpiquni të menaxhoni detyrimet tuaja në punë të cilat janë të rëndësishme ditët e para të javës, pasi sa kalojnë ditët, aq më e lehtëështë të bëhen gabime. Në rast se po bisedoni rreth një marrëveshjeje të re në punë apo disa ndryshime tek puna ekzistuese, do duhet të mbani shënim derisa të vërtetohen ato që do thuhen.

GAFORRJA
Gaforre te dashura , ne këtë javë ka mundësi të ndjeni një tension sentimental dhe kjo do të rezultoj nga hyrja e Marsit në shenjën e Ujorit në 31 mars. Atëher, Marsi këtu krijon shqetësim i cili do të duket në mënyrën sesi do të flisni por edhe në mënyrën sesi do të reagoni ndaj “kunjave” që do t’ju hedhit të tjerët. Takimi i Marsit me Saturnin, do të “ngrijë” klimën në disa lidhje, me rezultat ngrirjen edhe të klimës në arkën tuaj, ndaj mirë do të ishte të jeni të matur me shpenzimet tuaja. Nga fundi i javës, Merkuri do të takojë Neptunin në shenjën e Peshqëve dhe do t’ju hutojë mjaftueshëm pasi mendja juaj do të udhëtojë në vënde të ndryshme.
Dashuria: Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 3 prill ju tregon kontakte sekrete me një person që ju intereson. Ky person nuk përjashtohet të ketë lidhje me të kaluarën, për ktë arsyje do duhet të jeni të kujdesshëm me vendimet që do merrni për të mos përsëritur të njëjtat gabime. Bisedimet nga fundi i javës do të përmbajnë një farë rreziku, pasi ato që do dëgjohen ose nga ju ose drejt jush, mund të mos jetë lehtësisht të realizueshme. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, një bisedë me partnerin tuaj mund t’ju qetësojë shpirtrat midis jush dhe t’ju stimulojë të riplanifikoni ato që doni të bëni periudhën e ardhshme.
Puna: Cështjet tuaja profesiona dhe c’do gjë që lidhet me to, ka gjasa t’ju shkaktojnë shqetësime këtë javë. Sigurisht, do duhet të keni ndërmend se shqetësimi buron më tepër nga skenare që do të beni në mëndjen tuaj, sesa nga të dhënar që ekzistojnë realisht. Përpiquni të dilni nga ky rreth i egër i mendimeve negative, pasi nevojitët një mëndje e qartë për të parë ku ndodheni dhe ku doni të shkoni.

LUANI
Luan te dashur, këtë javë dhe më specifikisht në 31 mars, Marsi kalon në shenjën që ndodhet përballë jush, në Ujor. Kjo do të thotë se gjatë javës, “të tjerët” me fjalët dhe veprat e tyre do të ngacmojnë nervozizmin tuaj. Takimi i Marsit me Saturnin, tregon se mund të ndjeni se akoma dhe personat tuaj të dashur janë kritikues ndaj jush dhe kjo nuk do t’ju pëlqejë aspak. Përpiquni të shprehni ankesat tuaja për të mundur t’i menaxhoni, ndryshe do t’ju jetë e lehtë në njeri të gabuar. Nga fundi i javës do duhet të mbani ndërmënd në c’do gjë që do të dëgjoni, pasi Merkuri takon Neptunin në shenjën e Peshqeve dhe sjell keqkuptime.
Dashuria: Këtë javë Afërdita kalon në shenjën e Binjakëve dhe më specifikisht në 3 prill, duke treguar se fillonj një periudhë gjatë së cilës do jeni më shumë social dhe gati për eksperienca sentimentale. Njohjet e reja ka shumë gjasa tëkrijon përmes personave që ndodhen në rrethin tuaj shoqëror. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, një bisedë rreth synimeve dhe aspiratave tuaja, do t’ju bëjë të zbuloni të tjera të përbashkëta që keni me partnerin.
Puna: Këtë javë ka gjasa të ekzistojnë disa debate midis jush dhe ndonjë kolegu, ndaj do të nevojitet durim për të mundur të zgjidhni cështjet që i shkaktuan. Kini kujdes vecanërisht marrjet-dhëniet eekonomike dhe bisedimet me bashkpunëtorë nga fundi i javës. Takimi i Merkurit me Neptunin tregon se ka shumë gjasa nuk nuk kujdeseni të drejtoheni në vendime të gabuara dhe të bëni disa lëvizje të cilat do t’ju shpërblejnë nga ana ekonomike.

VIRGJERESHA
Virgjeresha te dashura , java do të ketë mjaft detyrime të përditshmërisë kështu që do duhet të ngreni mëngët dhe të krijoni një plan të saktë ditor që në ditët e para. Hyrja e Marsit në shenjën e Ujorit në 31 mars, do të përforcojë dëtyrimet e mësipërme ashtu si edhe energjinë tuaj. Nga fundi i javës, takimi i Merkurit dhe të Neptunit në shenjën e Peshqëve tregon se do të duhet të jeni të kujdesshëm me rezultatet që do të nxirrni nga biseda që do keni. Kushtojini vëmëndje të vecantë cështjeve praktike dhe bashkpunimeve.
Dashuria:Këtë javë humori juaj do të ndryshojë dhe do të mendoni shumë pamjen që ju jep lidhja me partnerin tek të tjerët. Afërdita do të kalojë në shenjën e Binjakëve në 3 prill dhe do të sjellë në prioritet cështjet që lidhen me “dukjen”. Nëse jeni të lirë nuk përjashtohet të shikoni me një tjetër sy një person që ju intereson. Në fundjavë, mirë do të ishtë të qëndroni me këmbë në tokë pasi takimi i Merkurit dhe Neptunit tregon se do të thuhen disa gjëra që do të mbeten thjesht të tilla.

Puna: Këtë javë kujdesi juaj do të jetë e drejtuar në cështje profesionale pasi dhe në disa tema që mund të shfaqen me kolegët tuaj. Ju mund të thoni tjetër dhe të tjerët tjetër, dhe kjo do t’ju shkaktojë nervozizëm, por mos harroni se është edhe një sfidë e cila do t’ju shtyjë të tregoni talented tuaja komunikuese. Shmangni biseda për punë gjatë fundjavës pasi takimi i Merkurit me Neptunin nuk prodhon sinqeritet dhe tregon se shumë shpejtë do të ketë ndryshime në c’do gjë që mund të thuhet tani.

PESHORJA
Per juve Peshore te dashura ,ne këtë javë ndodh një zhvendosje e planetëve që ju favorizon, ajo e Marsit që kalon nga shenja e Ujorit në 31 Mars. Kjo tregon se nevoja juaj për periudhën e ardhshme ështëtë ndjeni emocione të forta, të aktivizoheni në cështje sentimentale por edhe të merreni me aktivitete kreative. Takimi i Marsit me Saturnin tregon se skenaret e mësipërme do duhet të presin disa ditë, pasi ka gjasa të ekzistojnë të tjera prioritete. Nga fundi I javës, takimi i Merkurit dhe të Neptunit në shenjën e Peshqëve ju thotë të jeni të kujdesshëm me cështje të përditshmërisë pasi ato do t’ju lodhin nëse nuk jeni të përqendruar.
Dashuria: Hyrja e Afërditës në shenjën shoqërore për ju të Binjakëve në 3 prill, tregon se periudha e ardhshme është shumë favorizuese për cështjet sentimentale. Dashuria për një aktivitet të përbashkët mund t’ju sjellë afër me dikë që ju pëlqen, si dhe gjithashtu një bisedë e cila do të tregojë opinionet tuaja të përbashkëta mbi tema të rëndësishme. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje ka shumë gjasa të jeni disi të hutuar dhe me rezultat partneri juaj ta marrë si mungesë interesi. Kjo do sjellë krijimin e ankesave të cilat fatmirësisht do të jenë të përkohshme.
Puna: Këtë javë mund të mos ekzistojnë shumë detyrime profesionale por detyrime të përditshmërisë të cilat do të kërkojnë shumë nga koha juaj. Mirë do ishtë të plotësonit më të rëndësishmet prej tyre gjatë ditëve të para të javës, pasi sa kalojnë ditët do të jetë më e vështirë të përqendroheni në c’do gjë, aq më tepër në punë.

AKREPI
Te dashur Akrep, këtë javë do ftoheni të aktivizoheni më cështje që lidhen me shtëpinë, pasi hyrja e Marsit në shenjën e Ujorit në 31 mars sjell në dukje c’do gjë që lidhet me të. Tani është një mundësi e mirë të bëni dicka në ambjentin e shtëpisë, të cilën doni ta bënit prej kohësh, por e kishit neglizhuar ose prej kohës ose prej energjisë. Preferoni të shpenzoni energjinë tuaj në punë shtëpie, ndryshe do “shpërtheni” mbi personat tuaj. Nga fundi I javës, takimi i Merkurit dhe të Neptunit në shenjën e Peshqëve tregon se do të keni një të re në lidhje me një cështje sentimentale, në të cilën mirë do ishte të bëni kujdes.
Dashuria:Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve do t’ju krijojë nevojën për të qëndruar me një person që e njihni tashmë. Këtë javë do të preferoni yë lëvizni në rrugë të njohura në fushën sentimentale, pasi doni të shmangni surprizat. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, komunikimi që do keni me partnerin tuaj do të luaj një rol definitive dhe në cështje që do të shfaqen por edhe në mënyren sesi do ti zgjidhni ato. Të mbani mend se dialogu është gjithmonë I vlefshëm dhe ndihmon të mos krijohen tensione. Nëse keni një bisedë me dikë që ju intereson nga fundi i javës, do duhet të keni ndërmënd se takimi i Merkurit me Neptunin do të zbukurojë dhe takimin por edhe atë person.
Puna:C’do gjë që lidhet me punën tuaj do t’ju shqetësojë mjaftueshëm këtë javë pasi akoma dhe nëse ndodheni në shtëpi, mendja juaj do të jetë atje. Përpiquni të gjeni aktivitete krijuese brenda shtëpisë, për ndryshe do të jetë e vështirë të shpenzoni energjinë tuaj për mirë. Nga data 3 prill, Afërdita do të kalojë në shenjën e Binjakëve, ku ka shumë gjasa të keni ndonjë të re në lidhje me një cështje punë e cila deri tani ndodhej në pauzë.

SHIGJETARI
Te dashur Shigjetar, këtë javë dhe më specifikisht në 31 mars, Marsi zhvendoset në shenjën e Ujorit dhe ju jep shumë energji. Ka mundësi të ndiheni mjaft të kufizuar, ndaj dhe një ide e mirëështë të filloni ndonjë program gjimnastike akoma dhe brenda shtëpisë, për të mundur të përfitoni nga koha dhe energjia juaj. Bisedat që do keni me njerëzit e rrethit tuaj mund t’ju shkaktojnë reagime pasi do të jeni mjaft sensitiv këtë javë. Në fundjavë do duhet të tregoni një kujdes të vecantë në c’do gjë që lidhet me c’ështje familjare apo me shtëpinë, pasi takimi i Merkurit dhe të Neptunit në shenjën e Peshqëve tregon se nuk do të jetë e lehtë të qëndroni të përqëndruar në to.
Dashuria:Hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve në 3 prill tregon se cështjet tuaja sentimentale fillojnë t’ju shqetësojnë vecanërisht këtë javë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, ka gjasa të filloni të planifikoni gjëra për të ardhmen, të cilat deri tani as nuk i kishit menduar. Nëse jeni të lirë, nuk përjashtohet krijimi i një romance akoma dhe nga distance. Përpiquni të mos lini enthusiazmin tuaj t’ju udhëheqë pasi ka gjasa të premtoni gjëra të cilat mund mos përmbushen.
Puna:Këtë javë ka gjasa të flisni për cështjet tuaja profesionale me persona të ambjentit tuaj dhe duke u bazuar tek ata do të veproni. Mirë do ishte të shmangni dicka të tillë pasi me shumë mundësi t’ju drejtojë në vlerësime të gabuara të situatave dhe kjo nga ana e saj do t’ju sjellë gabime. Nëse keni planifikuar një takim me një person që lidhet me punën tuaj brenda fundjavës, takimi i Merkurit dhe të Neptunit në shenjën e Peshqëve, ju thotë të jeni të kujdesshëm me c’do gjë që do dëgjoni dhe të keni ndërmënd se disa fjalë do jenë vetëm lajka.

BRICJAPI
Te dashur Bricjap, Marsi e braktis shenjën tuaj dhe kalon në Ujor në datë 31 mars duke e treguar tensionin e periudhës së kaluar larg. Nga pozicioni i tij i ri, Marsi ju dërgon shenja për t’ju thënë të jeni dinak në cështjet tuaja ekonomike, pasi ka gjasa të ekzistojnë disa shpenzime urgjente. C’do gjë që lidhet me fushën ekonomike, do të ketë një pozicion të spikatur këtë javë, pasi takimi i Marsit me Saturnin tregon se mund të ketë dhe tensione. Nga fundi i javës, Merkuri takon Neptunin në shenjën e Peshqëve dhe sjell bisedime me persona të ambjentit tuaj, të cilat ju sjellin përceptime të gabuara në cështje të caktuara.
Dashuria:Hyrja e Afërditës në shenjën e Peshqëve në datë 3 prill ju thotë se tani është mundësia për tu afruar me njën person që e shihni në ambjente ku ju shkoni shpesh. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, marrja me cështje të përditshmërisë tregon se mund të distancoheni midis jush. Gjeni një mënyrë të bëni përditshmërinë me partnerin tuaj më të bukur, psh. duke bërë një aktivitet që ju pëlqen të dyve, për të mos e lënë lidhjen të hyjë në rutinë.
Puna: cështjet që lidhen me punën vazhdojnë t’ju shqetësojnë dhe këtë javë, akoma dhe nëse prezenca juaj fizike nuk është në zyrë, mendja juaj është me siguri atje. Hyrja e Marsit në shenjën e Ujorit mund të krijojë disa debate në ambjentet e punës, të cilat do të fillojnë nga cështjet ekonomike. Përpiquni të ruani qetësinë pasi do jetë e lehtë të nevrikoseni dhe më pas të justifikoheni.

UJORI
Ujor te dashur , këtë javë keni nderin tuaj pasi Marsi hyn në shenjën tuaj në 31 mars. Planeti që lidhet me energjinë dhe aksionin do ndodhet për një përiudhë të gjatë kohore tek ty, duke përforcuar akoma më shumë energjinë tuaj. Për këtë arsyje do duhet të gjeni aktivitete krijuese për ta shpenzuar, për ndryshe do filloni të nevrikoseni më shpesh se zakonisht. Takimi I tij me Saturnin tregon se mund të shfaqen disa pengesa në cështje që ju shqetësojnë, të cila ka gjasa ta përfshini vetë veten. Në fundjavë, takimi I Merkurit dhe Neptunit në shenjën e Peshqëve sjell të reja të cilat arrijnë tek ju disi të transformuara.
Dashuria: Kjo javëështë ideale për cështje sentimentale vecanërisht nga data 3 prill dhe më pas, pasi hyrja e Afërditës në shenjën e Binjakëve ju favorizon në to. Një romancë e re ka shumë gjasa të fillojë, apo dhe një njohje e cila do të zhvillohet në një adventurë senttimentale. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, periudha e ardhshme është shumë e mirë për ju dhe partnerin pasi nëse aktivizoheni në drejtime të duhura, me siguri do gjeni mënyrë ta rinovoni.
Puna: Hyrja e Marsit në shenjën tuaj këtë javë, ka gjasa të sjellë në dukje tema të cilat lidhen me një bashkpunim që keni. Me siguri ju nuk do e keni të lehtë të shih “luftën”. Mirë do ishte ta shmangni, pasi mund të krijoni një klimë tensionuese në lidhjet profesionale. Nëse drejt fundit të javës keni ndonjë bisedë e cila lidhet me cështje ekonomike apo pune, do duhet të jeni të kujdesshëm, pasi takimi i Merkurit me Neptunin në shenjën e Peshqëve tregon se vetëm pothuajse gjysmat e atyre që do thuhen mund të përputhen me realitetin.

PESHQIT
Te dashur miq te shenjes se Peshqeve, interesi juaj këtë javë do të fokusohet në cështje të kaluarës, pasi ka shumë gjasa të kërkoni një mënyrë dhe ti zgjidhni. Hyrja e Marsit në shenjën e Ujorit në 31 mars, do të shkundë gjëra nga e kaluara, që kanë ndodhur më parë dhe ju kishin vënë në pozitë zgjimi dhe ju. Takimi i Marsit me Saturnin do t’ju krijojë shqetësime akoma dhe në gjëra që nuk ekzistojnë,ndaj për këtë arsyje do duhet të qëndroni me këmbë në tokë për të shmangur skenaret supozuese që ju stresojnë. Në fundjavë, takimi i Merkurit dhe të Neptunit në shenjën tuaj nuk e promovon sinqeritetin dhe për këtë arsyje do duhet të jeni të kujdesshëm dhe në ato që do thoni ju, por edhe në ato c’farë do dëgjoni.
Dashuria:këtë javë, shfaqen për fushën sentimentale e merr Afërdita e cila ndërron shenjë dhe kalon në atë të Binjakëve në datë 3 prill. Afërdita këtu bëhet më sociale, komunikuese dhe në humor për flirtime. Por mirë do të ishte nëse shmangni më tepër gjera se kto nëse ndodheni tashmë në një lidhje. Nëse jeni të lirë, ka gjasa të afroheni me një person i cili do t’ju duket interesant, por lini një periudhë kohore sigurie derisa të dilni në përfundime për të. Takimi i Merkurit me Neptunin në shenjën tuaj tregon se njohjet e reja por edhe bisedat me njerëz të rinj, këtë javë kanë nevojë për kujdes, pasi mund të fshehin “kurthe”.
Puna: Këtë javë do të jetë e lehtë për ju të lini cështjet profesionale në një rradhë të dytë. Ama ta dini se ato do t’ju shfaqën në përditshmërinë tuaj, pasi keni shumë gjëra të lëna pezull në këtë fushë. Prezenca e Marsit në shenjën e Ujorit nga data 31 prill, tregon se ekzistojnë cështje që lidhen me punën tuaj dhe do dalin në sipërfaqe. Për më tepër, kjo javë nuk është e duhur për të nxjerrë përfundime për to, por edhe për kolegët tuaj, pasi këtë e tregon takimi Merkur/ Neptun në shenjën tuaj.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al/balkanweb/

Please follow and like us: