Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik, shqip-italisht nga Mimoza Pulaj

Mimoza Pulaj: Përcjellje - Albspirit

 

50 VJET

 

 

Dekada agimesh

më dërgojnë dritë

kur ti më thua: je gocë e bukur!

 

Oh… gdhenden

nën kujdesin tënd. Të tëra vitet.

Të tëra frikat… flenë.

 

Xhelozia hap mijëra petale.

E  mijëra zogj

nisin këngën. Mbi det.

 

 

50 ANNI

 

 

I decenni dell’alba

Mi mandano luce

Quando tu mi dici: sei una bella ragazza!

 

Oh… incisi

sotto la tua cura. Tutti gli anni.

Tutte le paure… dormono.

 

La gelosia apre migliaia di petali.

E migliaia di uccelli

iniziano a cantare. Sul mare.

 

———————————-

 

 

NË  ZONËN  E KUQE

 

 

Do të doja (shumë!), që më pak të më donte.

Mua, gruan me vërshim lirie në deje.

 

NË SE (I PARI) DO SËMUREM, MOS M’U AFRO!

 

Si do mundem vallë, unë,

të mbaj mbi zemër

kaq peshë ligësie?

 

NË SE SËMURESH E PARA (oh, si e them?) OKSIGJEN DO TË JAP ME PUTHJE!

 

Oh… ku t’i mbyll

sirenat e dhimbjes

që të mos i dëgjoj?

 

Sa herë

do të mund ta ribëja jetën time

me gjithë këtë dashuri?

 

 

NELLA ZONA ROSSA

 

Mi piacerebbe (molto!) che di meno mi amasse.

Me, la donna, con flusso di libertà nelle vene.

 

SE (PER PRIMO) MI AMMALO  NON  AVVICINARTI!

 

Come posso mantenere, mai,

un tale peso di malvagità

sul mio cuore?

 

SE TI AMMALI  PER  PRIMA, ( oh… cosa dico?) TI DARÒ OSSIGENO  BACIANDOTI!

 

Oh…dove chiudo

le sirene del dolore

per non sentirle?

 

Quante volte

potrei ricostruire la mia vita

con tutto questo amore?

 

—————————-

NATYRË E SËMURË

 

 

Vallë sytë e njerëzve, zemra,

nga unë, FORCA E GRAVITETIT, u mërzitën?

Në distancë  duan të rrotullohen? PA DASHURI?

Vepra e tyre ky virus… dyshoj!

 

Natyrë, padronia ime,

të kujtoj

se njeriu i Neanderthalit

dhe Homo Sapiens

u kryqëzuan.

 

Mjaft u lodhe, bija ime!

NGA MUA VJEN BUKURIA… POR  DHE  URDHËRI.

 

COD-19  nuk është mendje njeriu. Derivat i  thjeshtë.

Oh sa shumë po çirrem… ulëras! KA KOHË.

 

AJO ÇKA NUK ËSHTË E THJESHTË, JAM UNË.

 

 

NATURA  MALATA

 

Gli occhi , il cuore  della gente,

di me: LA forza di GRAVITÀ si sono annoiati?

Distanti, vogliono ruotare? SENZA AMORE!

Il loro lavoro questo virus… sospetto!

 

Mia padrona, natura,

ricordati

che l’uomo di Neanderthal

e homo Sapiens

sono incrociati.

 

Non ti stancare, figlia mia!

DA ME VIENE LA BELLEZZA MA ANCHE L’ORDINE.

 

COVID -19 non è mente umana.  Derivato semplice.

Oh… quando sto urlando… con la voce rauca! DA TEMPO!

 

CIÒ CHE NON È SEMPLICE, SONO IO.

 

—————————————————-

 

KARANTINA

 

As në ëndërr

s’e kisha pare . Kurrë, asnjëherë.

Se “UNË  RRI NË SHTËPI “= JAP DASHURI!

 

E për të përkëdhelur

çka ndodh në mes njerëzve,

kaq shumë vargje shkruaj…Në vetmi.

 

Se mosha ime (TMERR PËR COVID-19)

më kthen në adoleshencë:

këndoj  Çelentanon. Çdo ditë. Mbi biçikletë.

 

Në ora 18 koncerte ballkonesh

fjalë  të harruara këngësh

më kujtojnë…

 

Dhe e ngjyer

me Nutella

“ÇDO GJË DO TË SHKOJË MIRË!”

 

 

 

QUARANTENA

 

 

Nemmeno in sogno

l’avevo visto. Mai, nessuna volta.

Che “IO STO A CASA” =  DO  L’AMORE!

 

E per accarezzare ciò che accade

tra le persone,

così tanti versi scrivo. In solitudine.

 

Che la mia età ( l’orrore di COVID-19)

mi trasforma in un adolescente:

canto Celentano. Ogni giorno. Sulla cyclette.

 

Alle 18:00 i concerti  sul balcone

delle parole dimenticate di  canzoni

mi ricordano…

 

E spalmata

di Nutella

“ANDRÀ TUTTO BENE”!

 

 

Please follow and like us: