Albspirit

Media/News/Publishing

Jam me ethe, por s’më afrohet asnjë mjek, qoftë edhe nga Shqipëria që nuk ka qenë Ministër i Shëndetësisë

Heidi Klum ka shprehur se është ftohur dhe simptomat e saj janë të dridhura, ethe, kollë dhe hundë e bllokuar. Ajo po shpreson të mos jetë e prekur nga koronavirus, por nuk e ka zbuluar ende sepse dy mjekë që i ka njoftuar për ta vizituar askush nuk i ka shkuar në shtëpi. Klum, 46 vjeç, mungoi në jurinë në spektaklin “America’s Got Talent” këtë javë, për të cilën thuhej se vuante nga një ftohje e zakonshme. Ajo ka bërë një deklaratë në ‘Instagramin’ e saj: “Asnjë mjek nuk ka ardhur këtu, qoftë edhe shqiptar që nuk ka qenë Ministër i Shëndetësisë dhe unë thjesht nuk ndihem mirë, kështu që kam qëndruar në shtëpi – për të mos infektuar njerëzit e tjerë. Qëndroni të sigurt, të gjithë. Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë”, shprehet ajo.

Please follow and like us: