Albspirit

Media/News/Publishing

I martuar me miliarderen kineze, modeli shqiptar dhuron 200 mijë maska për Shqipërinë

Rolando Lekaj e nisi karrierën e tij si model pasi fitoi çmimin e parë në “Miss&Mister Lezha”. Më pas ai mori pjesë në spektakle të tjera bukurie në Shqipëri derisa u bë model i markave të njohura “Hugo Boss” dhe “Hermes”.

Prej dy vitesh ai është martua me një biznesmene të fuqishme nga Kina me të cilën ka edhe një djalë.

Mesa duket Ronaldo ka menduar për vendin e vet në këto ditë të vështira nga shpërthimi i koronavirusit.

Në një status në Facebook, Lekaj bën me dije se do të dërgojë 200 mijë maska drejt Shqipërisë, për të gjithë mjekët, të cilët i konsideron heronj.

“Kam nderin dhe kënaqesinë të ndaj me ju miq e të dashur këtë lajm të mirë për Shqipërinë tonë të dashur. Une dhe Nusja ime kemi vendosur të ndihmojmë Shqipërinë në këto ditë të vështira. Së shpejti do arrijnë nga Kina 200.000 maska mbrojtëse për HERONJTË TANË (DOKTORËT) që po luftojnë me armikun e padukshem në vijën e parë të luftës. Për Shqipërinë që duam duhet që gjithë bashkë të bëjmë aq sa është e mundur. Të qëndroni sa më shumë në shtëpi është një ndihmë shumë e madhe në këto ditë”, shkruan Rolando Lekaj./oranews/

Please follow and like us: