Zef Zorba: Merimangë
“Turn buck, dull earth,
and find they center out”
SHAKESPEARE
Je kryqi im;
ngërthyer në pezëm,
në skaj të murit, lart
-shkarravinë e zezë
përbluan pusí.
Ah, shporru, shporru; ja, pritë!
Por menjëherë
fijet e këputura vihesh e i lidhë
E endë, e endë, e endë…
Një gozhdë
Një gozhdë e ngulur t h i k në mur, një gozhdë
e ngulur t h i k në mur, një gozhdë e ngulur…
Një gozhdë e futur t h e l l ë në mur, një gozhdë
e futur t h e l l ë në mur, një gozhdë e futur.
Një gozhdë e mbetur t h a t ë në mur, një gozhdë
e mbetur t h a t ë në mur, një gozhdë e mbetur.
e ngulur thik…
e ngulur thellë…
e mbetur thatë…
Please follow and like us: