Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: Midis ty dhe teje!

No photo description available.
 

I.

Diçka midis ty dhe teje,
për aq sa e zakontë ku habia është
mësuar ta kërkojë çdo herë q’e sheh,
a zënë brenda vetes i jehon,
sa për ta pasur prapë!

Diçka midis teje dhe ty!
Aty në mes për t’i ndjerë veçmas dhe
njëherësh bashkë, mendimin ngjethës,
tkurrës të lagësht që buzët lëpin
të mos flasë, ofshamën të mbajë
pa shpërthyer për dhe pak…

aty midis tëndes dhe ty!
Nëse do të ish një prekje dyfish,
në vende të ndryshme,
me ndjesi ndjerë ndryshe a
dhëmbje e skajtë në kënaqësi
a këndje që dhëmb në lot lumturie,
askund në një gjithkund të fundme
pa fund… sa më tej përtej teje
nuk mund të shkohet të mbërrij tek ty,
se je
qënie e qënësishme,
ikur e mbërritur mbi atë kufi të pa shënuar
mundësi as kurrë e pamundur,
q’e bie të fshihet pas një ndroje,
mekje
a rrahje që s’pritej në mes
teje, mua dhe ty,
çuditërisht të papërcaktueshme!

 

Please follow and like us: