Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Autizmi dhe e përditshmja e prindërve heronj

Image may contain: 1 person

 

Sot është 2 prilli. Dita ndërkombëtare e autizmit (autism speaks).

Pak radhë mendësisë shqiptare.

-Mjaft më teoritë e genit të trashëguar prindëror. Kush kurorëzon një lidhje, ka të drejtën të kurorëzojë edhe jetën. Të sjellë në jetë një fëmijë.

-Dhe ajo që është për t’u theksuar, është një fakt. Akoma nuk është vërtetuar se autizmin e sjellin genet, kromozonet prindërore. Mbajeni mend, po kërkohet prej vitesh. Por nuk është e vërtetuar.

-Autizmin nuk e sjellin vaksinimet. Ato që tashmë konsiderohen tradicionale, ato që bëjnë fëmijët si fruthi etj. Të paktën kjo është vërtetuar prej afro njëzet vitesh.

Pavarësisht se akoma fakti nuk e ka mundur thashjen. Por është vërtetuar se vaksinat nuk e sjellin. Nuk e shkaktojnë autizmin.

-Të tjerat janë një ndërgjegjësim tërësor, social.

-Në ngritjen e shkollave dhe të kujdesit karshi fëmijëve autikë.

Lërini shkencën të punojë dhe suportojeni me kontribute financiare. Duke filluar nga bizneset. Sado të vogla qofshin mund të kontribuojnë. Edhe një kalimtar në rrugë mundet.

-Kontribuoni në suportin e prindërve. Këtyre heronjve të së përditshmes së tyre pranë fëmijës autik.

-Çdo dorë mbi shpatull është frymëzim për jetën.

-Mjaft që të pakësoni ngërdheshjet.

Sot të dhënat janë galopante. Të paktën sipas universiteteve që po e kërkojnë zanafillën, është arritur në një përfundim: Ndërgjegjësimi karshi autizmit dhe suporti i fëmijëve është suksesi më i madh.

Please follow and like us: