Ismail Xhaferi: DASHURITË E VRARA
Për gjithë dashuritë e vrara,
Shpesh hedh vargje nëpër letër,
Dhembin dashuri të tilla,
Siç të dhemb një plagë e vjetër.
Dhembin dashuritë e vrara,
Dhe na japin shumë trishtim,
Sepse vriten para kohe,
S’di askush t’i japë shpegim.
Dhembin dashuritë e vrara,
Dhembin dje, dhembin dhe sot,
Siç të dhemb një krah kur thyhet,
Siç të dhemb një pikëz lot.
Dashuritë që vdesin befas,
Asnjëherë nuk kthehem pas,
Nuk çel lulja e bajames,
Kur e than bora në mars.
Dashuritë që vdesin herët,
Ta bëjnë shpirtin si dëborë,
Dhe nëpër udhët e jetës,
Rrinë si plagë në kraharor.
Për gjithë dashuritë e vrara,
Unë hedh vargje përmbi letër,
Dhembin dashuri të tilla,
Siç të dhemb një plagë e vjetër.
Please follow and like us: