Albspirit

Media/News/Publishing

Vesa Luma dhe Big Basta shfrytëzuan izolimin për të realizuar një duet të bukur

Ka vite që Vesa Luma me Big Basten dhe djalin e tyre po jetojnë në Zelandë të re, e madje reperi ka kohë që nuk ka sjellur ndonjë këngë të re. Pavarësisht se jetojnë në Zelandën e Re, duket se ky shtet ka marrë masa të njëjta si pjesa më e madhe e botës kundër koronavirusit, duke i detyruar njerëzit të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Vesa publikoi për ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër, ku shfaqej duke kënduar bashkë me bashkëshortin e saj. Vesa dhe Big Basta kanë risjellur këngën “Holy Grail” të Justin Timberlake me Jaz Y, por repertura e këtij të fundit është zëvendësuar me një tekst origjinal nga reperi shqiptar duke i’u kushtuar situatës aktuale.

 

Please follow and like us: