Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Në kohë pandemie besimi të drejtohet nga mjekët dhe shkencëtarët!

IBNA Interview/Democrat MP Albina Deda offers her insight on the ...

Albina Deda

 

Njerëzimi është kërcënuar edhe më parë nga pandemi që e kanë rrezikuar atë shumë deri në prag të ekzistencës.

Bashkëjetesa jonë me specie dhe organizma të shumtë është edhe sfidë për ekzistencë apo ku mbijeton më i forti.

Këto ditë, përveç luftës me një armik të padukshëm, ka dhe një shpërthim të informacionit nga media, rrjetet sociale këtu tek ne por dhe në gjithë botën.

Nga njëra anë teknologjia në komunikimin tonë solli pozitivitet të madh në informimin tonë për gjithçka, por ka dhe info të pasakta, që janë shumë të dëmshme duke vënë në rrezik përveç të tjerave edhe shëndetin tonë mendor dhe fizik e madje duke rrezikuar edhe jetën!

Nga këto info të pasakta dizinformuese qytetarë të ndryshëm mund të ndërmarrin veprime të cilat rrezikojnë jetën e tyre, duke relativizuar Covid 19 me një grip sezonal, apo mjekimet popullore nga mjekë popullorë që mund të vënë në rrezik shëndetin nga përdorimi i tyre dhe efektet anësore që mund të japin duke u nisur nga interesa apo qëllime përfitimi, siç ndodh shpesh në rrejtet sociale jo vetëm në kohë pandemie.

Shumë portale proklamojnë dhe autoritarizmin e liderëve dhe masave të tyre si tepër efikas në parandalimin e pandemisë dhe kujdesin e madh për qytetarët.

Madje këtu tek ne kjo situatë po e nxjerr lakuriq fare shëndetësinë dhe strategjinë e qeverisë e cila nuk po bën depistimin e popullatës duke menduar se na hedh hi syve me statistikat e ulëta që jep dita-ditës për Covid 19, të cilat s’janë as realiste e as sinjifikative për të nxjerrë përfundime të sakta për pandeminë që çdo javë thonë ‘do jetë piku tani e më pas do jetë piku më vonë’.

Në këtë kohë pandemie ka njerëz të sëmurë, të moshur, të lënë në harresë, por dhe në ankth, që janë konfuzë për atë që po përjetojmë apo për atë që do të vijë…!

Duhet të jemi të informuar, por jo të keqinformuar pasi është e dëmshme për secilin por është dhe e rrezikshme për të tjerët që ua transmetojmë!

Në këtë situatë ka rëndësi të veçantë që të informohemi nga institucione serioze, njerëz kompetentë dhe njëkohësisht ta analizojmë mirë duke i marrë me reservë para se tua transmetojmë të afërmve.

Besimi dhe shpresa sot duhet të drejtohen tek mjekët e shkencëtarët dhe mbi të gjitha në Zot!

Please follow and like us: