Albspirit

Media/News/Publishing

Avdulla Kënaçi: TË PREU SYRI I ÇOBANIT!

HEC në Cepo, banorët kundër - Top Channel

Kjo është një këngë e vjetër burimore, aty ku ka lindur polifonia labe, në Kurvelesh. Interpretuar me shumë art e pasion nga këngëtarë të rinj me në krye Altin Bashon nga Kolonja. Duket sikur këngëtarët kanë mbirë nga toka, si rrepet e Kolonjës, me kostume të bardha si qumështi i deleve. I këndohet dashurisë së një bariu lab ndaj një vajze minoritare greke nga Poliçani i Gjirokastrës. Vajzë e vetme. Asaj nuk i përmendet emri, indentifikohet me të atin dhe vëllain, me sa duket poliçanjotë me emër e integritet. (Ngjarja është reale). Këtu nuk ka premtime e deklarata vetmohimi, nuk ka fjalë të tepërta, por ndjenja sublime. “Të preu syri i çobanit”, sa shumë flet ky varg! Vështrimi i bariut ka pasur mprehtësinë e briskut. Nuk i thotë të dashurës diell e hënë, por “me lule cep i fustanit”, shiheni sa vështim i hollë e i imtë, pra, vajza vetë qenka aq e bukur sa edhe lulet e malit të Nemërçës kanë zbritur në fustanin e saj. Gjithnjë ajo shkon e vjen në krua apo përpara stanit, ku e takon çobani. (Atëhere nuk kishte disko). Janë Romeo e Zhuljeta shqiptare. Dashuria nuk njeh cak, as fe, as gjuhë, as komb. Vini re sa bukur i vizaton ndjenjat poeti popullor nëpërmjet këtyre vargjeve aq të bukur e të goditur. Altini me grupin u jep jetë, i kthen në lapidar. Shijojeni…

Please follow and like us: