Albspirit

Media/News/Publishing

Izmira Ulqinaku: Shkodra është shembulli se si Qeveria sillet me shqiptarët

 Shkodra - Wikipedia

Ministri Lleshaj në intervistën e dhënë sot në Shkodër ka ofenduar qytetarët duke cilësuar: “Kanë mungesë përgjegjshmërie”.

Në të vërtetë mungesë përgjegjshmërie në këtë situatë ka treguar vetëm Qeveria Rama, e cila nuk zbaton rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë: test, test dhe gjurmim të të infektuarve.

Shkodra është shembulli se si Qeveria sillet me shqiptarët.
Të vetmet deklarata që degjojmë janë ulërima për izolim e kërcënimet për burg.
E lanë në mëshirë të fatit, e braktisën qytetin tonë. Asnjë test!
Edhe në rastet e zbuluara asnjë gjurmim.
Pasi lejuan të hyjë Shkodra nën darët e Covid-19, tani bëhen të gjallë e vijnë e kakarisin si gjeli në grumbull të plehut.

Vizita e Lleshajt sot, i vlen vetëm propagandës e jo Shkodrës.
Shkodrës kur i duhej mbështetja nga Qeveria, e braktisën.
Tani, në vend që të shfryjë duf ndaj shkodranëve, do ishte e duhur të sillnin tamponë e të bënin qindra testime.

Please follow and like us: