Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj: Së bashku do ia dalim!
Të nderuar bashkëqytetarë!
Duke marr shkak nga rasti i konfirmuar pozitiv në qytetin tonë dhe duke parë rrezikshmërinë e përhapjes së Covid- 19 në qytet, urdhërova mbylljen e të gjitha shërbimeve deri ditën e diel, 12 prill 2020.
Të gjitha këto masa po merren në konsultim me mjekët e spitalit Poliçan, pasi i gjithë stafi mjekësor ka qënë në kontakt me pacientin.
Në këto kushte, vendosen këto masa ekstreme për komunitetin.
Shpresoj në mirëkuptimim tuaj, për të mos rrezikuar jetën e komunitetit tonë.
Për çdo nevojë është kontaktuar me bizneset që do jenë të gatshëm për t’iu shërbyer në çdo kohë, nëpëmjet punonjësve socialë të bashkisë në numrin e kontaktit: 0698346110.
Të gjithë së bashku do ia dalim!
https://www.facebook.com/adriatik.zotkaj/videos/10206851305477455/?t=8